Na ndiqni edhe në

Opinione

Pse duhet t’i bëjmë analizat mjaltit?

Nga Sokol Kika

Analisat e mjaltit

3 vite me pare bera analizat e vajit te ullirit ne Trieste te Italise ku perveç te gjitha detajeve analitike iu nenshtruan edhe degustimin nga ana e 14 degustator vaji ulliri 8 italian nga provinca te ndryshme dhe 6 te huaj me shtetesi te ndryshme.

Keto kohe kam kerkuar te bej analizat e thelluara per mjaltin ne Shqiperi por nuk po gjej laborator te pershtatshem. Ne ate te Istitutit matet sheqeri dhe lageshtia. Nga literatura keto jane analizat qe duhen te behen :

- Origjina dhe Autenticiteti
. spektri polenik
- Parametrat e freskise dhe cilesise
. HMF (hidroxymenthylfurfural) indikator i nxehjes apo ruajtjes se gabuar;
. Aktiviteti i diastazes ( Enzimat)
- Fallsifikimi dhe shurupet e shtuara
. Izotopi i karbonit C¹³/C¹² me EA-IRMS/NMR
. Profilimi i sheqernave , fruktoze, glukoze, sakaroze, maltoze dhe digosakarideve te dyshimta,
- Lageshtia dhe karakteristikat fizike
. lageshtia < 18-20%
. percjellshmeria elektrike
. PH dhe aciditeti i lire (shkalla e fermentimit)
- Kontaminuesit dhe siguria ushqimore
. mbetjet e Antibiotikeve , kontroll per sulfonamide, tetraciklina, streptomicine
. pesticide dhe metale te renda, neonikotinoidet, glifosati, plumbi, kadiumi.
. mikrobiologjia: prania e sporeve te Clostridium Botulinum.

Nuk ka siguri ushqimore pa analiza te detajuara dhe laboratore profesionale te certifikuara./Marrë nga Facebook-u i autorit