Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestat në fundjavë, Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët: Shmangni zonat e tubimeve!

Protestat në fundjavë, Ambasada Amerikane paralajmëron

Në një njoftim zyrtar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët që të jenë vigjilentë për shkak të protestave që priten këto dy ditë, më 28 dhe 29 nëntor.

Ambasada bën thirrje për kujdes të shtuar, duke theksuar se demonstratat në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve mund të shkaktojnë jo vetëm bllokime dhe devijime të trafikut, por edhe incidente të dhunshme, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë.

Demonstratat vazhdojnë në qendër të qytetit të Tiranës dhe përreth ndërtesave qeveritare, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Disa demonstrata janë shndërruar në trazira të dhunshme, me mjete ndezëse, gurë të hedhur dhe dëmtime pronash.

Kushdo që ndodhet në ose afër një zone demonstrimi mund të ekspozohet ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të hedhur horizontalisht, pajisjeve ndezëse dhe topave/predhave prej gome. Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar personelin të shmangë të gjitha zonat e demonstrimit. Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit./dritare.net