Protesta e 13 majit/ Policia zbulon masat: PD s’jep informacion të plotë

Policia e Shtetit ka publikuar masat që ka ndërmarrë për protestën e nesërme të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në njoftimin e saj, pOlicia thotë se PD nuk ka plotësuar të gjitha kërkesat ligjore që të mund të cilësohet protesta si e ligjshme plotësisht.

“Partia Demokratike nuk ka plotësuar ende të gjitha kërkesat ligjore që do të mund të bënte protestën e organizuar prej saj plotësisht ligjore në funksion të garantimit të mbarëvajtjes së saj nga Policia e Shtetit”, shkruan njoftimi i Policisë.

Masat

Për të krijuar lehtësirat në funksion të mbarëvajtjes së protestës, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur:

– të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

– nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.

– nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.

LEXO DHE :  Angela Martini: Njerka më trajtonte si Borëbardhën, 10 vjeçe disa burra tentuan të më rrëmbenin

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për bllokimet e akseve rrugore gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore për sigurinë e protestës, por ndërkohë kërkon bashkëpunimin e organizatorëve për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Tubimet”, si garanci për mbarëvajtjen e tubimit.

Policia e Shtetit, siç ka dëshmuar është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zhvillimit të çdo tubimi paqësor kudo dhe nga kushdo. Ajo ka të gjithë të drejtën ligjore, si dhe zotëron të gjithë kapacitetet për të mos lejuar cënimin e interest të qytetarëve dhe për të vënë përpara përgjegjësisë këdo që shkel ligjin

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.