Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pretendent për 11 çmime Oskar, arrestohet Joker

Pretendent për 11 çmime Oskar, arrestohet Joker
Joaquin Phoenix, është aktori kryesor në filmin Joker, ndërsa është pretendent për të fituar 11 çmime Oscar në muajin e ardhshëm.

Por, kur vjen puna tek ligji, ai është një qytetar amerikan që duhet të zbatojë me përpikmëri rregullat.

Ylli i Joker, është arrestuar nga policia gjatë një proteste kundër ndryshimeve klimaterike në Uashington.

Policia bëri thirrje për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa ata refuzuan duke sjellë disa arrestime mes tyre aktorin e njohur./ I.M-Dritare.net