
Rama: Ka ende shpresë që do t’i mbijetojmë barbarisë së këtij shekulli!
Dritare.net
Edi Rama ka folur sot në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI”.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nxënësit sot jetojnë në kushtet e një presioni kundër gjuhës shqipe.
Kryeministri u shpreh se ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli, duke theksuar se “kërcënon vetë rrënjët e njerëzimit”.
“Falënderoj të gjithë ata që u angazhuan në realizimin e konkursit për nxënësit. Falënderimi lidhet me një ndjesi befasie, që unë përjetova nga niveli i konkursit dhe nga fakti që duke parë të gjithë ata nxënës të konkurrojnë në këtë lëndë jo të lehtë, për më tepër kur ata jetojnë në kushtet e një presioni të llahtarshëm kundër gjuhës shqipe, kundër drejtshkrimit të gjuhës shqipe, kundër artikulimit të kujdesshëm të gjuhës shqipe, si rezultat i rrjeteve sociale. Ju them se mendova që ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli e cila e kërcënon gjerësisht gjuhët në tërësi, kërcënon vetë rrënjët e njerëzimit në përgjithësi”- shprehet Rama/E.P/dritare.net

















