
Rama: Do transformojmë totalisht infrastrukturën e godinave të drejtësisë deri në 2030
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se deri në vitin 2030 do të ndërmerren rikonstruktimet e të gjitha godinave të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ky lajm u bë i ditur gjatë episodit të tretë të podcastit “Flasim”.
Rama theksoi se infrastruktura aktuale e godinave të drejtësisë nuk është mirëmbajtur apo menaxhuar nga vetë sistemi, për shkak të pavarësisë që ai fitoi pas reformës në drejtësi. Sipas tij, kjo pavarësi ka sjellë një dobësi në administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës, duke bërë të pamundur transformimin e godinave pa plane të besueshme.
Rama: Një tjetër projekt i domosdoshëm është masteplani i ndërtimit të godinave të drejtësisë. Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë falë pavarësisë së plotë që iu dha atij sistemi me reformën në drejtësi. Ndër ato të çalat e veta ka edhe dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në projektimin, në transportimin e infrastrukturës. Transformimi i godinave pa projekte të besueshme është mision i pamundur. Kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër vetë.
Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë tërësisht të transformuar godinave se nuk mund vazhdojmë me arme me hapësira dhe mjedise gjykatash e prokurorish që janë shumë larg të qenurit dinjitoze. Nuk mund të vazhdojmë me ngushtësira që pastaj përkthehen me një performancë që le shumë për të dëshiruar”, tha Rama.

















