
Nga Rexhep Qosja!
Marrë nga romani i sapobotuar, "Të fshehtat e treguara"!
Nuk kam qenë asnjëherë në atë kabinet.
As kur në të ishte pasardhësi i parë i Dalanit.
As kur ishte pasardhësi i dytë i tij.
Por as kur ishte pasardhësi i tretë i tij.
Nuk kam pasur qejf të shkoj në kabinetet e tyre.
As të zëvendësve e këshilltarëve të tyre.
Kur rastiste të më shihte në farë manifestimi
Në shënimin e farë përvjetori
Në farë akademie
Në farë pritje që e organizonte tjetërkush
Ai më afrohej
Ishte dashamirës
Madje i përzemërt.
Ti na duhesh më thoshte
Se ti i merr vesh këto gjuhët e mëdha
Që unë s’kam pasur fatin t’i mësoj.
Ju faleminderit
Dhe gëzohem që ju shoh mirë
Ia ktheja.
Por që një ditë mund të më thirrte në shtëpi
E e e këtë kurrë s’e kisha menduar.
E ai Dalani qe sot më thirri në shtëpi
Në shtëpinë e tij të madhe
alamet të madhe.
Dhe më çoi në të solemnisht
Dhe me mercedesin po po me mercedesin e së shoqes së tij.
Dhe më çoi në mbrëmje vonë
Dhe më çoi ashtu vonë kur s’vijnë mysafirë
Që të mos e shohë kush
Që të mos marrë vesh kush
Se më ka çuar në shtëpinë e tij
Në shtëpinë e Dalanit. Dalanit.
Ka farë pune ai Dalani me Bardhin
I duhet kush e di për çka Bardhi.
Më shkoi mendja se mund t’i duhem
Si përkthyes i veçantë
Në farë takimi
Apo apo si përkthyes i farë teksti
Megjithëse ai Dalani i ka disa përkthyes
Të cilëve s’ua varë shumë thuhet e shkruhet.
Por që për çka më kishte çuar në shtëpinë e tij
Kurrë s’më kishte shkuar mendja.
As juve besoj s’u shkon mendja se për çka më çoi ku më çoi!
Jo.
Jo.
E ai më kishte marrë për për a ju shkon mendja për çka? Jo.
Jo. S’ju shkon sigurisht.
Ai më kishte marrë në shtëpinë e tij pallat që t’ia shkruaj një fjalim
Të papritur për mua
Dhe të papritur për të gjithë qytetarët.
Dëgjojeni!
Le t’ju tregojë vetë për çka kishte ardhur.
Dua të më shkruash një fjalë tha zëmekur
Zëmekur mos po e dëgjon kush.
U befasova.
Prita prita të thotë për çka do të jetë ai fjalim Nuk tha.
Priste ta pyesja unë
Dhe pas një heshtje të gjatë e pyeta
Për çka do të jetë ai fjalim?
Për oktapodin tha
Dhe ma dhuroi një qeshje trulluese.
Për oktapodin?
Po po për oktapodin.
Pas pak i thashë i befasuar.
I befasuar që po e ditka fjalën oktapod.
E ndoshta edhe kuptimin e saj.
Si të mos e dijë?
Është vetë vetë oktapod.
Dhe punon me oktapodë.
Korrupsioni
Nepotizmi
Krimi i organizuar
Parajsa e oktapodit dhe e oktapodëve
Dhe mallkimi ynë i ri!
Unë s’jam zoolog i thashë duke memëcuar. Oktapodi për të cilin do të shkruash s’është shtazë Por shtazë e kanë bërë të tjerët.
Çka është e pyeta me padurim.
Oktapod janë bërë korrupsioni dhe nepotizmi.
Au!
Au! Kurrë s’më kishte shkuar mendja
Se korrupsioni e nepotizmi mund të quhen oktapod. Dhe krimi i organizuar shtoi
Po kancer por jo oktapod mendova foshnjërisht. Pushim.
Pushim për të dy ne.
I gjatë.
Nuk e kishte ndër mend ta ndërpriste pushimin Dalani.
E ndërpreva unë.
Ju lartmadhëri i thashë duke e munduar veten
E keni këshilltarin që ua shkruan fjalimet.
Dhe ua shkruan mirë
Ishte gazetar i dalluar.
I shkruan mirë po por unë dua të ma shkruash ti
Këtë fjalim.
Të ma shkruash e të ma përkthesh mandej
Në tri gjuhë të huaja.
Në anglisht.
Në frëngjisht.
E në gjermanisht.
Nuk e di gjermanishten mirë.
Nëse s’e din e gjen kush e di
Dhe e përkthen mirë
Si ta kishe përkthyer ti.
Dhe e vë nënshkrimin në të pasi ta korrigjosh e plotësosh. Pasi ta dalanoj mendova!
Pasi ta pusoj u vetëqortova.
Ti i njeh këta edepsëz
Këta ndërkombëtarët
Dhe di ta bësh fjalën time edhe për qejfin e tyre.
E thatë edhe për qejfin e tyre
Domethënë se duhet të jetë fjalim
Edhe për qejfin e dikujt tjetër.
Po.
Të kujt tjetër?
Edhe për qejfin e këtyre tanëve.
Për qejfin e edepsëzëve, idiotëve
Kalemxhinjve, xhelozëve, urrejtësve tanë
Që përpiqen ta çojnë popullin kundër meje.
Nuk është lehtë lartmadhëri që me të njëjtin fjalim
T’u bëhet qejfi edhe të huajve, edhe tanëve
Zotërinjve amerikanë e europianë,
Dhe zhuganëve tanë
E di mirë Bardh
Nuk është lehtë t’u bëhet qejfi me një fjali këtyre e atyre Por t’i mund të bësh me laps
Çka s’mund të bëjë ai kalemxhiu im
Që më këshillon mbarë e mbrapsht.
E kupton ç’po dua të them besoj.
Po përpiqem të kuptoj edhe ç’po doni të thoni
Edhe ç’po kërkoni prej meje.
Nuk e ke ti kot mbiemrin Dynjaja.
Sa duhet të jetë i gjatë i gjatë ai fjalim?
Ndoshta pesë-gjashtë faqe.
Ku duhet të mbahet ai fjalim?
Këtu në Kosovë?
Në Shqipëri?
Në ndonjë vend në Europë?
A në Amerikë?
Këtu do të mbahet në kryeqytet.
Por me të duhet t’u kundërqendrohet
Kritikave që po na bëhen nga të dyja anët
Nga ana e brendshme dhe nga ana e jashtme
Sidomos nga ana e jashtme
Për korrupsion nepotizëm e krim të organizuar.
Kur duhet të jetë gati ky fjalim?
Mundësisht sot një javë.
Shpejt është për një javë.
Punët e mira bëhen ngadalë.
Po po, por punët e vonuara ndodh të bëhen kot. Durimi ka selametin thuhet.
Por mund të këtë dhe kiametin thuhet.
Do të përpiqem të mos e kaloj javën.
Sot është e premte
Të premten tjetër do të më kesh prapë këtu.
Në pallatin tënd, Dalan.
Është kënaqësi të jesh mysafir.
Mirë ardhshi.
Ju dëshiroj natë të mirë
Dhe punë të mbarë gjatë shtatë ditëve.
Mysafirin e vetëthirrur Bardhin
E përcjell deri te dera e oborrit
Nuk e kalon pragun e derës së oborrit të vet Dalani Nuk dëshiron besoj ta shohë kush me mua me Bardhin Pragje në të gjitha anët
Pragjet që ia vëmë vetes
Dhe na i kanë vënë e na i vënë të tjerët
Ishin dhe janë amshimi ynë
Dhe mallkimi ynë
Dhe imi
Dhe i Dalanit
Dhe i dalanëve!
Në mendje më rri e shqetësuar Havaja
E më qorton
Ku ishe
Çka deshte atje
Çka
Çka?
Mos e humb kohën kot
Kot!
*Pjesa e shkëputur nga romani “Të fshehtat e Treguara”, shtëpia botuese Toena!/dritare.net

















