Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

“Na e kërkoi Pëllumbi”, si ndryshuan kriteret për tenderin e Tunelit të Llogarasë që t’i plotësonte ‘Gjoka Construction'

“Na e kërkoi Pëllumbi”, si ndryshuan kriteret për

Ligji e thoshte qartë që kompania që duhet të merrte tenderin e parë për ndërtimin e tunelit të llogarasë duhet të kishte 5 vite eksperiencë dhe të paktën të kishte ndërtuar me të paktën 70% të fondit limit një tunel por “GJoka Construction” nuk i plotësonte këto kritere.

U ndryshua kriteri i fitimit të kompanive pjesëmarrëse në tender: fillimisht kërkohej që kompanitë të kishin realizuar një fitim përpara taksave, interesave dhe amortizimit prej 50 milionë euro në 5 vitet e fundit, që përkonte me periudhën 2015 – 2019. Në kriteret e rishikuara ky kriter është zvogëluar me 2.5 herë në vlerën e 20 milionë euro; u ndryshua kriteri i vlerës së punëve të ngjashme: fillimisht kërkohej që kompanitë të kishin realizuar punime me një vlerë sa 70% e fondit limit të kontratës, por në kriteret e rishikuar kjo vlerë u ul në masën 50% të fondit limit të kontratës; dhe u ndryshua kriteri i specikimeve të punëve të ngjashme: fillimisht kërkohej ndërtimi i tetë kilometrave tunel në 5 vitet e fundit, por me rishikimin e kritereve kërkohej që këto punime të ishin realizuar në 3 vitet e fundit. Nëse rishikimi i dy kritereve të para dukej sikur zgjeronte numrin e kompanive pjesëmarrëse në tender, kriteri i tretë kishte për qëllim që ta orientonte tenderin drejt një kompanie të vetme.

SPAK në dosje jep një komunikim të Ballukut me vartësin e vet Berberi që e konfirmon këte.

“Ne daten 26.0 l.2021 , ne oren 12:25, shtetasja Belinda Balluku i dergon shetasit Evis Berberi mesazhin: "Nje pyetje". Ne oren 12:25, Evis Berberi: "Po". Ne oren 12:26, Belinda Balluku: "Kemi ndrysltuar ne tek tuneli eksperienecen e objekteve te ngjashme Nga 5 vite ne 3???". Ne oren 12:26, Evis Berberi: "Kerkoi Pellumbi tejete 3 nga 5 vitet e fundit". Ne oren 12:27, Belinda Balluku: "Po cne? Kush e beri kerkesen e KPP? ". Ne oren 12:27-12:31, Evis Berberi: "Ne kpp cfare kerkese eshte here Te takimi qe patem ne dt 31 dlljetor me Arten dhe Pellumbin ai kerkoi qe te jete 3 nga 5 vitet e (um/it Sipas Vkm eksperienca duhet kerkuar Ire vitet efundit. Nderkohe qe ai se kishte dhe e lame 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta me tha qe e kishte diskutuar perpara takimit me Pellumbin kete gje me ty", thuhet në dosje.

SPAK jep madje edhe një tjetër takim të posaçëm për të diskutuar kritere të tjera.

“Ne lidhje me komunikimin e mesiperm jane evidentuar bisedat te zhvilluara ne aplikacionin "Signal Private Messenger" midis shtetasve Evis Berberi dhe Arta Gurabardhi, ku si fillim këta shtetas diskutojne per nje takim qe dote kryejne ne daten 31.12.2020, ndersane daten 05.01.2021 komunikojne per t'u takuar edhe njehere me Pellumbin per te diskutuar ne lidhje me kriterin e puneve te ngjashme. Komunikimet jane si me poshte: Ne daten 30. 12.2020, ne oren 20:48, shtetasja Arta Gurabardhi i dergon shtetasit Evis Berberi mesazhet ''Visi site kam Mund te te tel?". Ne oren 20:48, Evis Berberi: "Poo". Ne oren 20:49, shtetasja Arta Gurabardhi telefonon shtetasin Evis Berberi. Ne oren 20:57, Arta Gurabardhi: ''Visi eke ok ta leme ne 11 ?".Ne oren 20:59, Evis Berberi: "Ok". • Ne daten 31.12.2020, ne oren L 0:5 L, shtetasi Evis Berberi i dergon shtetases Aita Gurabardhi mesazhin "Je ne mie?". Ne oren I 0:58, Aita Gurabardhi: "Visi ketu jam Po te pres". Ne oren 10:59, Ev is Berberi: "5 min". Ne oren 11 :0 I, Aita Gurabardhi: "Pa merak".

Ne daten 05 .0 L.202 L, ne oren 09:24-09:25, shtetasja Arta Gurabardhi i dergon shtetasit Evis Berberi mesazhet: "Visi gjes. Te uroj vit te mbare. Ike nr atij Pellumbit se nuk ia kam ruajtur ta therrasim dhe nje here per ate ceshtjen e eksperiences se meparshme? Do kesh mundesi ti sot rreth ores 11?". Ne oren 09:26, Evis Berberi: "Po beso do kaloj per nr ta slëh". Ne oren 09:26, Arta Gurabardhi: "Okjlm". Ne oren 09:26, Evis Berberi: "Se paskam". Ne oren 09:26, Aita Gurabardhi: "Ok see gjej". Ne oren 10:54, shtetasja Aita Gurabardhi telefonon shtetasin Evis Berberi“, thuhet në dosje.

Duke u ndryshuar kriteret duhej shtyrë edhe afati i tenderit fillimisht. hapja e ofertave ishte caktuar në datën 12 shkurt 2021, por pak ditë para se të afrohej data e hapjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e shtyu afatin e tenderit për në 12 mars 2021.