Përgjimet/ Dako: Ja pse po hidhet baltë mbi Durrësin!
Dritare.net
Kreu i Bashkisë Durrës, në përfundim të qeverisjes së tij 12 vjeçare Vangjush Dako, duke folur në takimin elektoral në këtë qytet për zgjedhjet e 30 qershorit, ka komentuar edhe përgjimet e fundit ku emri i del të ketë folur me bandën e Avdylajve në Shijak.
Dako tha se qytetarët e këtij qyteti kanë votuar vit pas viti Partinë Socialiste për shkak të mirësjelljes së saj dhe punës së kryer në këtë qytet.
“Ju jeni dëshmitarë se çdo qytetar ka votuar PS nga viti në vit. Kjo nuk ka ardhur rastësisht, por nga mirësjellja jonë. Ka ardhur nga puna jonë e përditshme. E vërteta është se ata nuk e pranojnë dot se Durrësi është kthyer në një bastion të PS”-tha Dako.
“Ata duan ti hedhin baltë Durrësit, sepse nuk e pranojnë dot tradhtinë që iu kanë bërë demokratëve të këtij qyteti”-Shtoi Dako./ I.M-Dritare.net