Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kosovë, ja rezultati!

Përfundon numërimi i votave të diasporës në
Ka përfunduar numërimi i votave të mbetura të diasporës për të cilat sot Gjykata Supreme vendosi në favor të VV-së që të numërohen.

Nga 2039 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm me 1154 vota, e ndjekur nga LDK me 395, PDK 276, AAK-PSD 79, NISMA-AKR-PD ka marrë vetëm 26 vota.

Tanimë në Kosovë ka përfunduar numërimi i të gjithë votave të zgjedhjeve të 6 tetorit, ndërsa pritet certifikimi i rezultatit dhe mandatimi i Albin Kurtit si kryeministër./ I.M-Dritare.net