Përfundon mbledhja e Ramës te Vila e Kuqe, në fokus “Besa” dhe “Pasqyrë Albania”
Dritare.net

Ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste, e zhvilluar në Vilën e Kuqe në Tiranë.
Në takim morën pjesë edhe disa prej këshilltarëve të tij, mes tyre Etilda Gjoni dhe drejtori juridik, ndërsa i pranishëm mësohet të ketë qenë edhe drejtori i AKSHI-t, Igli Tafa.
Mbledhja vjen pas takimeve dyditore të zhvilluara në Pogradec dhe mbledhjes së djeshme të qeverisë. Gjatë zhvillimit të takimit, në perimetrin përreth Vilës së Kuqe kishte një prani të shtuar të forcave të Policisë.
Në fokus të mbledhjes besohet se kanë qenë udhëzimet e Ramës për drejtuesit politikë të PS-së, të cilët pritet të nisin takimet në zonat e tyre elektorale për t’u prezantuar strukturave të partisë dokumentet strategjike të mazhorancës, të emërtuara “Besa” dhe “Prania Besnike”./K.C/dritare.net