
Për çdo shenjë astrologjike, një palë rroba banje
Dritare.net

Rrobat e banjës për femrat e shenjës së Dashit. Sportive dhe të vendosura, këto vajza nuk ndalen. Ato duan të përfitojnë sa më shumë nga pushimet dhe të ndihen sa më të lirshme. Sipas Dritare.net, rrobat e banjës sportive janë ato që ju përshtaten më tepër.
Rrobat e banjës për femrat e shenjës së Demit. Femërore, të buta dhe të sofistikuara, këto femra janë edhe mjaft dominuese dhe me karakter të fortë. Lulet, motivet Vichy dhe frudat janë ato që ju përshtatet më shumë.
Rrobat e banjës për femrat e shenjës së Binjakëve. Kureshtare, kreative dhe moderne, këto femra duan të ndjekin tendencat. Rrobat e banjës që bien në sy dhe me ngjyra të theksuara rozë, të kuqe apo të verdha, janë më të përshtatshmet.
Rrobat e banjës për femrat e shenjës së Gaforres. Të ëmbla dhe delikate këto femra preferojnë që edhe pushimet t’i kalojnë me familjarët. Një palë rroba banje minimaliste janë ato të duhurat.
Rrobat e banjës për femrat e shenjës së Luanit. Energjike dhe seksi, këto femra duhet të zgjedhin rroba banje të zeza dhe me dekolte të theksuar.
Rrobat e banjës për femrat e shenjës së Virgjëreshës. Ato kërkojnë precizion dhe efektshmëri në rrobat e banjës. Këto të fundit duhet të jenë minimaliste, të rehatshme dhe të ruajnë feminilitetin.
Rrobat e banjës për femrat e shenjës së Peshores. Në plazh ato duhet të duken elegante dhe me stil boheme. Rrobat e banjës me rripa dhe detaje të veçanta ju përshtaten më së miri.
Rrobat e banjës për femrat e shenjës së Akrepit. Vajzat e kësaj shenje janë femra fatale të vërteta dhe dinë si të tërheqin vëmendjen. Me një palë rroba banje të veçanta pas trupit dhe me ngjyrë kafe do duken për mrekulli.
Rrobat e banjës për femrat e shenjës së Shigjetarit. Mjaft sociale këto vajza e mbushin valixhen me ngjyra pop. Rrobat e banjës më të përshtatshme janë ato vintage.
Rrobat e banjës për femrat e shenjës së Bricjapit. Shumë të kujdesshme, këto vajza i organizojnë me kujdes pushimet. Rrobat e banjës që ju përshtaten janë ato të voglat që tregojnë sa më shumë trupin.
Rrobat e banjës për femrat e shenjës së Ujorit. Këto vajza duan t’i surorizojnë përherë të tjerët me stilin e tyre. Një pale rroba banje me motove tropikale janë më të përshtatshmet për to.
Rrobat e banjës për femrat e shenjës së Peshqve. Femrat e kësaj shenje duan diçka poetike dhe femërore. Rrobat e banjës me detaje, xhufka dhe fruda kanë për të shkëlqyer. /A.S-Dritare.net

















