Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Pas shumë kohësh tre motrat Hoxha bashkë! Shikoni sa ka ndryshuar Redia

Pas shumë kohësh tre motrat Hoxha bashkë! Shikoni sa ka ndryshuar
Në familjen Hoxha, tërheqja ndaj jetës publike, sigurisht që nuk është një karakteristikë e përbashkët. Të gjithë njohim Lorin, mund të flasim fare lehtësisht për pushimet, këpucët, modelet e flokëve, çantat, maninkyrin e saj...

Me apo pa Instagram, gjithashtu të gjithë njohim Sarën, kemi një ide të pjesshme për pushimet, gardërobën, shtëpinë, si dhe formën e këmbëve dhe duarve të të birit, London.

Por është edhe Redia, vajza e vogël, ajo që shfaqet ndonjëherë në Snapchat, rri 24 orë dhe largohet në privatësinë e saj. Sigurisht janë shkruar lajme edhe për të, por nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur ajo komenton në profilin e motrës së madhe e aty ka 381 mijë palë sy që lexojnë…

Megjithatë është e qartë që nuk tërhiqet nga jeta publike. Kështu që fotot kur mund t’i shohim bashkë janë shumë të rralla, por tani e kemi një.

Një foto e realizuar për ditëlindjen e Vjollca Hoxhës, ka bashkuar të katër femrat e familjes, elegancën e Lorit, ato harkimet trupore që Londoni i ka dhënë Sarës, e për të cilat ajo fliste ca ditë më parë, mamanë e tyre që mund të ishte edhe e motra si dhe Redian, vajzën e njohur më pak, e cila është rritur dhe është bërë shumë simpatike. Dhe nëse ajo do donte, edhe fare pak, me siguri që mediat do i jepnin mjaft vend.../revistaclass