Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas memes me shtiza, Meta:  Edhe me tanke po të më vijnë në presidencë, do marrin përgjigjen e merituar

Pas memes me shtiza, Meta:  Edhe me tanke po të më vijnë
Pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta, ka publikuar një meme, ku sipas saj “Rilindja” po sulmon Presidencën, dhe lufta po bëhet me shtiza.

View this post on Instagram

MEME OF THE DAY!

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare) on

Por sot, i ftuar në “Open” Presidenti Meta, përsëri e ka artikuluar luftën, dhëmbë për dhëmbë me qeverinë.

Meta tha ndër të tjera se është përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm nëse do synohet shkarkimi i tij, madje edhe nëse i shkohet me tanke në zyrë.

‘Jam përgatitur për të gjitha skenarët. Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do marrin përgjigjen më shëmbullore. Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëj të qarte, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do t’u jap pergjigje shembullore.”-tha Meta./ I.M-Dritare.net