Na ndiqni edhe në

Opinione

Takova rastësisht një familje gjermane, çfarë më tha për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Takova rastësisht një familje gjermane, çfarë më tha

Nga Etleva Kondakçiu

Njerëzve u pëlqen të krenohen nga pak me vendin e tyre. Ne shqiptarëve edhe pak më shumë ndoshta? Përveçse kemi vërtet gjëra që jo kushdo i ka, si larmia e peizazhit me fusha, male, kodra, liqene, lumenj dhe dete, të gjitha në këtë vend kaq të vogël, krenohemi edhe se jemi miqësorë me të huajt. Ka nga ata që e shohin si inferioritet, si servilizëm, oportunizëm e të tjera si këto, por unë besoj se shumë prej nesh janë miqësorë nga natyra dhe nga zemra dhe kaq.

U njoha rastësisht me një familje gjermane para ca ditësh. Kishin vendosur të bënin një udhëtim të gjatë me dy fëmijët e tyre të vegjël. Burri kishte vendosur ta linte punën që kishte ca kohë që ia kishte sjellë në majë të hundës (në fakt jo tamam puna, por punëdhënësi/shefi), kurse gruaja kishte marrë një leje të gjatë nga puna. Me një "kamper" (nuk di, si i quajmë ne në shqip këto?) janë duke udhëtuar në disa vende të Evropës.

Hera e parë që vizitojnë Shqipërinë. Kudo që kanë shkuar më kanë marrë ndonjë mendje se ku të shkojnë, çfarë të shohin, ku të hanë. Super të kënaqur deri tani. Edhe më e kënaqur jam unë. Ja disa foto që më nisën nga Vlora, bashkë me këtë mesazhin "Albania doesn’t only have friendly people but also very friendly animals. I am about to prepare breakfast and he came to say hello."/Marrë nga Facebook-u i autores.