Na ndiqni edhe në

Opinione

Hapja e dyerve të partisë, ideja më komike për kapitenin plak që po mbytet me “Titanikun” e shpuar 

Hapja e dyerve të partisë, ideja më komike për kapitenin
Nga Kreshnik Spahiu

Kemi 33 vite që dëgjojmë një melodi sa herë që humbet opozita.
Të gjithë ata që duan të shpëtojnë bythën e Berishës dalin dhe sugjerojnë: “Berisha të hapë portat”. A thua se ky i fundit ka çelësat e parajsës dhe njerëzit po presin në radhë të hynë në ishullin e thesarit. Ata harrojnë që askush nuk i afrohet tashmë greminës ku ka përfunduar ajo çetë.
Ajo duhet të ulë qepenat dhe ta mbyllë dyqanin e falimentuar se nuk futet askush brenda…..
Në 1990-ën ajo u krijua me përbërjen e studentëve, intelektualëve, të rinjve dhe qytetarëve, por që i largoi të gjithë Berisha.
Disa analistë pasi u njohën me rezultatin fatal të 14 majit bënë thirrje që Berisha të hapet.
Po Berisha sapo përfundoi rithemelimin dhe gjoja u hap. Çfarë hapje tjetër duhet bëjë?
Ata janë shqetësuar që Tirana, Durrësi, Shkodra, Kukësi, Tropoja, Kamza apo Elbasani dhe bastionet që e krijuan dje e kafshuan Berishën.
Po pse teoria e tyre për hapje nuk funksionon:
- Rinia aty ishte dhe e largoi Berisha nga partia,
- Studentët aty ishin dhe i largoi Berisha nga partia,
- Tirona aty ishte dhe e largoi Berisha nga partia,
- Qytetet aty ishin, por i fshatarizoi Berisha
- Të burgosurit aty ishin, por i zëvendësoi me komunistë,
- Pronarët aty ishin, por i shpronësoi Berisha.
- Intelektualët aty ishin, por i largoi,
- Diplomatët perëndimorë aty ishin, por u shpalli luftë Berisha.
Të gjithë i largoi Berisha dhe u bë parti:
- E mbyllur dhe izoluar
- antiamerikane dhe antiperëndimore
- Provinciale dhe mediokre
- Jo rinore dhe e vjetruar
Teoricienët e “hapjes” harrojnë që mijëra studentë, të rinj, qytetarë, intelektual, nuk u larguan vetë por u detyruan të distancoheshin nga Berisha dhe politika e tij.
Teoria e tyre që fati opozitës varet nga çelësi i portave të Berishës është komike.
Berisha ka afro 20 vjet që vetëm shton numrin e çelësave dhe dyerve hermetike me kangjella në bunkerin e tij. Kur humbet izolohet më shumë dhe nuk hapet nga frika se ia marrin. Këta ideologët e hapjes mendojnë se rinia po pret në radhë, që të hapë dyert Berisha dhe të hynë me vrap brenda në llumin e provincialëve në oborrin e SHQUP-it.
Kjo është tezë shumë e konsumuar.
Tirana e fundosi Berishën me 200.000 vota kundër tij.
Partia e Berishës është Titanik i ndryshkur që vetëm kapiteni plak dhe 5 orkestratë kanë mbetur që i bien violinës se mos dëgjohet paniku i turmës që po largohet dhe po hidhen në barka të tjera.
Muzikantët e Saliut mund t’i japin këshillën e fundit Berishës, që ai të marrë një gomone dhe të shpëtojë kokën sepse anija e tij po fundoset mes Atlantikut dhe shumë larg brigjeve amerikane.
Ajsbergu i votave ishte vdekjeprurës dhe s’ka marangoz që ia mbyll vrimat, të cilat janë hapur nga dallgët e oqeanit.
Hapja e dyerve të anijes që po zhytet nuk e shpëton nga mbytja.
Këshilla që duhet dhënë pasagjerëve të “Titanikut” është të mbijetojnë mes dallgëve deri sa të afrohet në oqean një anije e re…..
Berisha duhet të mbyllë portat se do i largohen edhe ato 10 kokrra që i kanë ngel pas.
Lëreni të mbytet dhe ta marrë me vete në botën tjetër barkën e tij të shpuar dhe që është katandisur më e vogël se autobusi falas i Belos./Marrë nga Facebook-u i autorit./K.C/dritare.net