

Dritare.net, ju sjell recetën e Veggies Tirana, që është e thjeshtë, me shije fantastike, dhe që nuk duhet lënë pa provuar.
Ndaj, lexoni udhëzmet më poshtë, për të përgatitur omletën e së dielës, me domate.
Përbërësit:
2 vezë
70 gr. domate qershi (sa më të ëmbla, aq më mirë)
20 gr. borzilok (preferohet i freskët)
40 gr. djathë (cheddar, mozzarella etj., sipas dëshirës)
vaj ulliri
kripë dhe piper për shije
Sipas dëshirës, mund të përdorni dhe:
2 qepë të njoma
1 spec pikant (i kuq ose i gjelbër)
Përgatitja:
Lani domatet qershi (si dhe qepët e njoma ose specat djegës nëse do t’i përdorni) dhe pritini në copa të vogla. Vendosni vajin në tigan për t’u ngrohur dhe, pasi të jetë ngrohur, skuqni përbërjen për rreth tre minuta dhe vendoseni mënjanë.
Në një tas rrihni mirë vezët me një pirun, duke shtuar kripë dhe piper. Në një tigan (i cili është mirë që të jetë jongjitës) ngrohni vajin në nxehtësi mesatare. Pasi vaji të jetë ngrohur, hidhni vezët e rrahura dhe kujdesuni që përbërja të mbulojë të gjithë hapësirën e tiganit. Lëreni për rreth dy minuta.
Tani vjen pjesa më e rëndësishme! Kur omleta duket se është bërë gati, në gjysmën e saj hidhni domatet qershi që u përgatitën më parë, borzilokun dhe djathin. Paloseni omletën, duke e mbuluar me gjysmën që është bosh. Nxehtësia që do të ruajë omleta në këtë rast do ta ndihmojë që të gatuhet plotësisht nga brenda. Vendoseni në një pjatë dhe ...ju bëftë mirë!
Por, nëse nuk keni kohë të gatuani, ne ju sugjerojmë të telefononi Veggies Tirana, vendin më të mirë në Tiranë, ku mund të hani shëndetshëm. Mjafton një telefonatë në numrin 0692077726 dhe porosia juaj vjen më shpejt ngase e imagjinoni./E.B-dritare.net

















