
Njohu të dashurin në internet, vajza rrëfen tmerrin: Më përdhunonte e më digjte me klor
Dritare.net

Të dy të rinjtë nga Londra, pasi ishin takuar kishin vendosur që të jetonin së bashku në apartamentin e Colin Leacock. Por vetëm pak ditë më pas, 34 vjeçari e kishte dërguar për të jetuar me motrën e tij. Aty kishte nisur edhe gjithë tortrua për vajzën e re, e cila shfrytëzohej nga motra e tij për të bërë punët e shtëpisë. Ata e kishin detyruar të flinte në pllaka, e jo vetëm kaq por Colin e përdhunonte atë sistematikisht për rreth dy vite. Pak para se vajza të gjente mundësinë për t’u larguar nga banesa ku e mbanin, ai e kishte lagur me klor në të gjithë trupin, teksa ajo ishte duke bërë dush.
34 vjeçari është shpallur fajtor për dy akuzat, përdhunim dhe sulm me pasojë dëmtime serioze trupore, edhe pse vetë ai i ka mohuar. Mediat britanike shkruajnë se gjykimi vazhdon ende për 34 vjeçarin, ndërsa vajza është marrë në mbrojtje.

















