Njihuni me fshatin zviceran të fiksuar pas Skocisë!
Dritare.net
Gazetarja e BBC, Caroline Bishop, shkoi për ta përjetuar këtë eksperiencë nga afër.
“Zhurma e pangatërrueshme e gajdeve u shtua dhe unë ju bashkova turmës për të parë gajdexhitë dhe bateristët, të veshur me veshjet tradicionale, duke luajtur Amazing Grace. Pas meje ishte një bar në të cilin pihej kryesisht uiski. Shenjat e simuluara të rrugëve lexonin Porta e Lopës dhe Rruga e princeshës, të cilat të drejtonin në një fushë, ku më vonë, do të shihnim një konkurs caber-tossing, një sport tradicional skocez,” tha ajo.
Por rruga e princeshës nuk ishte në Edinburg, dhe unë nuk isha në Skoci aspak. Në fakt, vendndodhja ime ishte fshati i vogël Abtwil, në lindje të Zvicrës, një fshat që, për 10 vitet e fundit, ka qenë i fiksuar me Skocinë.
Këto që po flas janë Appowila Highland Games, lojëra të krijuara në vitin 2009 nga një grup vendasish që donin shumë Skocinë, dhe e emërtuan eventin e tyre sipas emrit të lashtë për Abtwil. Drejtuesi i grupit ishte Martin Tschirren, president i shoqatës Appowila të cilën ai e krijoi për të organizuar lojërat pasi ra në dashuri me Skocinë 23 vite më parë.
20-vjeçari Tschirren morri pjesë në një festim tipik vendas në Skoci i shtyrë nga një mik i tij Skocez i cili i premtoi një eksperiencë shumë më të mirë sesa shiu dhe ushqimi i keq që ai priste. Ditët e para skepticizmi i tij u provua sepse vërtetë ra shumë shi. Por ditën e katërt shiu pushoi, retë u pastruan dhe të dy së bashku ngjitën kodrën në Highlands dhe u ulën me një shishe uiski në dorë duke parë natyrën. "Ishte një eksperiencë që vërtetë më preku", tha Tschirren. "Ne thjesht ishim ulur aty, pothuajse pa folur aspak, duke shijuar atë natyrë të mrekullueshme".
I magjepsur nga pamja dhe nga ndjesia e hapësirës që ai ndjente që i mungonte në Zvicër që është sa gjysma e Skocisë dhe ka 3 milion njerëz më shumë-Tschirrenit i pëlqeu gjithashtu kultura festive dhe vendasit shumë miqësorë që bisedonin me të huajt lehtësisht. Kjo gjë nuk mund të ndodhë në Zvicër, sipas Tschirren, sepse “njerëzit janë shumë të rezervuar” Nëse nuk e njeh dikë nuk shkon aspak që ti flasësh. Kur u kthye në shtëpi ishte plot me pasion për Skocinë, gjë që ju nxit dhe nga filmi Braveheart e vitit 1995.
Pas disa vitesh dhe disa udhëtimesh të tjera në Skoci, Tschirren bindi miqtë e ti që ta ndihmonin të krijonte eventin “Lojrat Highland” në Abtwil. Ata shpresuan që rreth 800 persona të vinin në vitin e parë që u krijua si aktivitet por faktikisht erdhën 5500. “Ne kishim vetëm një zgarë, vetëm një vend ku shitej birrë. Nuk kishim organizuar asgjë për parkimin,” tha ai
Ata mësuan shpejt, dhe hera e dytë dy vite më vonë ishte shumë më profesionale. Një dekadë më vonë, pra këtë vit, nga 30 gushti në 1 ghtator erdhën 13.000 vizitorë, me konkurrentë që vinin nga e gjithë Zvicra dhe madje dhe Gjermania, për të shfaqur aftësitë e tyre në “stoneput” një lojë me hedhje guri të rëndë, hedhje çekiçi, dhe disiplina të tjera. Mesa duket Tschirren nuk është i vetmi Zvicerian që vlerëson kulturën skoceze.
Nikki Zund, një Skoceze që u martua me një Zvicerian shumë vite më parë, kuptoi se ka disa ngjashmëri që i japin dy vendeve afërsi me njëri tjetrin. Ajo u bashkua shoqatës Appowila për shkak të nostalgjisë për vendlindjen.
Kjo pjesë lindore e Zvicrës gjithashtu ndan të njëjtin sens humori me Skocinë, tha ajo, gjë shumë e nevojshme përpara dy vitesh kur ra shi pothuajse gjatë gjithë lojrave. “Ne bëmë një listë këngësh me shiun brenda tyre dhe të gjithë ishin në fushë duke kënduar dhe kërcyer,” thotë ajo. Këtë vit koha ka mbajtur, duke e bërë më praktike, dhe pse më pak skoceze si eksperiencë.
Appowila në fakt, nuk janë lojërat e para Highland në Zvicër, por kanë kontribuar në popullaritetin e tyre në vend këtë dekadën e fundit, aq shumë sa Zvicra tanimë ka ligën e vet të lojërave Highland si për meshkuj dhe për femra, me konkurrentë në shumë evente përgjatë vendit.
Teksa po shijoja aktivitetet më bëri shumë përshtypje ngjashmëria e lojërave skoceze me ato zvicerane. Gjithashtu Zvicra ka një dobësi për fyellin dhe bateritë, prandaj i pëlqejnë dhe gajdet skoceze.
Ajo që i dallon, sipas Tschirren, është se Skocia ka tradita më të gjëra në këto festime. “Unë e admiroj mënyrën sesi skocezët festojnë kulturën dhe historinë e tyre,” tha ai.
Në atë event mund të shihje kombinime dhe të kulturës skoceze dhe të asaj zvicerane.
Por na ngeli dhe një test i fundit për Skocinë. A po vishte Tschirren poshtë fustanellës diçka? Po , tha ai, duke i shkëlqyer sytë, “Çorape dhe këpucë.”/Burimi BBC, përshtati për Dritare net, Ada Shehu/dritare.net