Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një mënyrë për të “parashikuar” tërmetin e radhës

Një mënyrë për të “parashikuar”
Nga Mero Baze

Pamja më e dhimbshme gjatë tërmetit në Tiranë, ishte shkatërrimi I pjesës së sipërme të taracës së Fakultetit të Gjelolgji Miniera, në katin ku studentët mësojnë shkencën e Sizmologjisë. 

Si për tu tallur me të gjithë përpjekjet e shkencës dhe natyrisht për të na treguar idjotët politikë që bëjnë parashikime, tërmei dëmtoi më rënd se gjithçka tjetër, pikërisht ndërtesën që ka prodhuar sizmologët shqiptarë.

Kjo gjë më kujtoi një episod të hershëm si student, kur na patën çuar për praktikë tek “Qendra Sizmologjike” duke afër Linzës dhe Profesor Betim Muço, po na demonstronte në një dhomë të vogël në majë të një bregu të thatë shtufi, brenda një ndërtesë njëkatëshe me tulla silikate, aplitudat e tërmeteve që po nddhnin në atë moment në botë. Unë po dëgjoja pa interes pedagogun dhe po shikoja një çarje të tullave silikate diagonalisht.

Profesor Betimi i pabezdisur nga mungesa e vemendjes ndërhyri.

-Eshtë nga tërmeti,-tha. Atë se dimë ku bie, dhe se kemi në dorë. Godinën që e kemi në dorë, se kemi bërë ne, e ka bërë ushtria.

Tani në gjithë këtë histeri paniku, që vjen kryesisht nga bestytnia se dikush e di kur do bjerë sërisht dhe ka thënë rrini jashtë, një gjë është ende në dorën tonë. Dhe ato janë ndërtimet.

Shqipëria është në një brez mesatar sizmik që duhet marrë në konsideratë. Historiku I tërmeteve shktërrimtare ka shkuar deri 9 ballë dhe në histori flitet për tërmete 11 ballë.

E vetmja gjë që vlen, është që disiplina shkencore e mbijetesës ndaj tërmeteve, të përkthehet në ligjësi ndërtimi. Cdo ndërtim duhet të marrë në konsideratë intestitetin më të lart historik të një tërmeti në vend, dhe duhet të krijoj hapësira për gjendjen e emergjencës. 

Kaq I ka në dorë njeriu, shteti, ndërtuesi, investitori, dhënësi I lejeve, etj. Tërmetin nuk e kemi në dorë dhe mos u lodhni ta parashikoni. 

Lodhuni të ndaloni ndërtues të papërgjegjshëm, leje të papërgjegjshme, mungesë hapësire për gjendje emergjence dhe injorimin e ligjësive natyrore.

Tërmete si ky i sotmi vlejnë shumë për të reflektuar për pasoja të mundëshme katastrofike, nëse do të ishte një shkallë më lart, për pallatet që do të rrëzoheshin dhe që kanë brenda rrezes së ndërtimit pallate të tjera jashtë çdo regulli, për diga të rrezikuara në lumenjtë e vegjël, e rezevuarët që ka 30 vjet që i ruan zoti, për rrugica që mund të bllokohen nga një taracë e vogël e rrëzuar dhe mund të zërë në çark një komunitet të tërë, për shtesa kati që mund të varrosin një pallat solidë si dhe shumë probleme të tjera që shoqërojnë bumin e ndërtimeve në Shqipëri.

Ndaj nuk do të ishte vonë të niste një studim shtetëror, për të përcaktuar pikat e nxehta që mund të rrezikojnë nga tërmetet për shkak të ndërtimeve të paligjshme dhe ta nisim vet me përgjegjshmëri tërmetin e komanduar, për të bërë me dorën tonë, atë që mund të bëj tërmeti me papërgjegjshmëri për 30 sekonda.

Nga Durrësi në Tiranë janë së paku disa pika të nxehta që nuk dihet ç’mund të ndodh, nëse e lë fatin e tyre në dorë të tërmetit. Eshtë e vetmja mënyrë të “parashikojmë” dëmet e tërmetit ta rradhës./Gazeta Tema