Situata për banorët e Zharrzës që janë vendosur te Ministria e Energjitikës është e qetë. Banorët për të mos tensionuar situatën nuk kanë ngritur çadra dhe janë mbuluar me plastmas. Banorët tregojnë për dritare.net se në drejtim të tyre ka ardhur një letër të nënshkruar nga zv ministri i Energjisë Ilir Bejtja. Banorët nuk do ikin nga sheshi pavarësisht kësaj letre. Por do të flenë para derës së ministrit, derisa të marrin përgjigje.