Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një letër e hapur për psikologun tim

Një letër e hapur për psikologun tim
Lexues të Dritare.net

Unë jam Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike pranë QSUT.

Unë nuk jam edhe aq e panjohur për ju, pasi kam shumë vite që ushtroj këtë profesion dhe shumë herë e kam ndarë me publikun punën dhe karrierën time.

Në këtë rubrikë do të mundohem t’ju kuptoj, mbështes, shërbej për një mirëqenie më të mirë psikologjike dhe të ruaj privatësinë tuaj. Jam këtu për t’ju ndihmuar që të keni një mirëqenie më të mirë psikologjike. Sa më herët të kërkoni ndihmë, aq më e lehtë do të jetë të kaloni problemin.

Kur mund t’i drejtoheni psikologut:

Ndjeheni tepër të mërzitur apo të inatosur

Nuk ndjeni kënaqësi nga gjërat që më parë ju bënin të ndiheshit mirë.

Shmangni aktivitetet sociale ku më parë merrnit pjesë.

Nisni të bëni zgjedhje jo të shëndetshme.

Marrëdhëniet ndërpersonale fillojnë të bëhen të vështira.

Keni kaluar një situatë stresante.

Kërkoni të kuptoni më mirë veten tuaj.

Kërkoni mbështetje.

Shihni që sado përpiqeni, nuk përmirësoheni.

Për çdo gjë që doni të ndani me mua, pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem më shkruani në: [email protected]

Privatësia e letrës suaj nuk do të preket. Përgjigjja do të jetë publike, pasi mund të ndihmojë të tjerë që mund të ndodhen në të njëjtën situatë si ju.

Shpresoj t’ju ndihmoj në vetëbesimin apo zgjidhjen e problemeve tuaja!/dritare.net