
Zjarri në Tërbaç të Vlorës merr përmasa të mëdha!
Dritare.net

Zjarri i rënë në fshatin Tërvaç të Vlorës ka marrë përmasa të mëdha dhe po vazhdon mbi fshat.
Ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamjaftueshme dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri.
Gjithashtu një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën turistike të Syrit të Kaltër në Sarandë, duke shkaktuar panik mes vizitorëve dhe duke detyruar autoritetet të ndërmarrin evakuimin e menjëhershëm të tyre.
Flakët, të përhapura me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës, kanë rrezikuar të afrohen në drejtim të zonës së Tërbaçit. Për të frenuar përhapjen, në vendngjarje janë angazhuar dy helikopterë zjarrfikës, ndërsa në terren ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës, policia dhe shërbimet emergjente.
Sipas Nënprefektit të Vlorës, situata është “me rrezik të madh” dhe kërkon ndërhyrje të koordinuar. Ai konfirmoi se, përveç mjeteve ajrore shqiptare, është kërkuar edhe ndihmë ndërkombëtare. Pritet mbërritja e dy avionëve zjarrfikës nga Greqia, në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit për emergjencat civile.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shmangin zonën deri në përfundimin e operacionit, duke theksuar se siguria e vizitorëve është prioriteti kryesor. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar./E.P-dritare.net

















