
Zjarre edhe në Krujë, rrezikohen banesa e pyje!
E Hënë 11 Gusht 2025, 18:06
Dritare.net

Pasditen e sotme janë riaktivizuar disa vatra zjarri në rrethin e Krujës. Në vendin e quajtur Barkanesh, në Krastë, zjarri që dje dogji hektarë me pisha e shkurre, ka rifilluar, ndërsa dyshohet se është i qëllimshëm. Një tjetër vatër zjarri është aktive mbi fshatin Nikël dhe po përparon me shpejtësi, të favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta.
Në fshatin Brret, një tel i këputur i korrentit ka shkaktuar zjarr, duke rrezikuar disa banesa, por falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikëses, zjarri u lokalizua dhe po mbahet nën kontroll.
Ndërhyrja në zonat e Barkaneshit dhe Niklit është e vështirë për shkak të terrenit të thyer. E.P-dritare.net

















