Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Poliçan/ Zjarri nën kontroll. Braçe: Zjarrvënësit janë kriminelë, nuk meritojnë mëshirë!

Poliçan/ Zjarri nën kontroll. Braçe: Zjarrvënësit

Zjarri që përfshiu zonën e Poliçanit po vihet nën kontroll falë ndërhyrjes së fuqishme nga ajri dhe toka. Në terren ndodhet ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili po mbikëqyr operacionin e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me bashkinë dhe banorët e Poliçanit, Kapinovës e Mbrakullës.

Deputeti Erion Braçe ka reaguar duke vlerësuar praninë e ministrit në vendngjarje dhe përpjekjet e forcave të angazhuara. “Njerëzit ndjejnë çlirim e siguri kur drejtuesit janë në krye të punëve dhe i dalin zot,” shkruan ai, duke falënderuar ministrin Vengu “që është kudo që kur marrëzia e zjarreve nisi kampionatin barbar ‘kush e bën zjarrin më të madh’.”


Braçe shprehu mirënjohje për çdo pjesëtar të Forcave të Armatosura që po lufton me flakët në tokë e në ajër, si dhe për kryetarin e bashkisë dhe banorët e zonës që po përballen për herë të parë me një situatë kaq të rëndë.


Ai apeloi për ndëshkime të rënda ndaj zjarrvënësve, duke e cilësuar ndezjen e zjarreve një krim të rëndë: “Shihni dëmin për të kuptuar se të ndezësh zjarr është krim i rëndë e duhet ndëshkuar shumë, shumë rëndë. Më besoni, nuk janë për mëshirë zjarrvënësit!”