Zgjedhjet në PD/ Skualifikohen Mereme Sela e Vladimir Mulaj, Berisha i vetëm në garë
E Premte 1 Maj 2026, 14:02
Dritare.net

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike kanë marrë një zhvillim të ri, pasi gara tashmë ka mbetur pa kundërshtarë për Sali Berishën.
Komisioni zgjedhor në PD ka përjashtuar nga procesi dy kandidatë, mjeken Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj, duke bërë që Berisha të mbetet i vetmi kandidat i konfirmuar në garë.
Ndërkohë, një ditë më parë kandidaturat e dorëzuara nga Ervin Salianji, Evi Kokalari dhe Alesia Balliu nuk janë pranuar nga komisioni zgjedhor./K.C/dritare.net
