Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet e 9 nëntorit: 13 kandidatë për 5 bashki

Zgjedhjet e 9 nëntorit: 13 kandidatë për 5 bashki

Mbrëmë përfundoi afati i dorëzimit të kandidaturave për zgjedhjet e parakohshme në pesë bashki: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Në garë do të jenë 13 kandidatë, mes tyre disa të pavarur të dalë nga radhët e partive kryesore, që dëshmojnë përçarje si në PS ashtu edhe në PD.

Në Vlorë, gara zhvillohet mes Brunilda Mersinit (PS), Gjergji Nikës (i pavarur, ish-PD) dhe Dionis Sotës (i pavarur, mbështetur nga PD dhe Shqipëria Bëhet), pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.
Në Berat, Ervin Ceca (PS) përballet me biznesmenin Pavlo Shkarpa (i pavarur, mbështetur nga opozita).
Në Tepelenë, socialistët garojnë me Gramos Sakon, ndërsa opozita mbështet arkitektin 26-vjeçar Gabriel Guma.
Në Cërrik, pas emërimit të Andis Sallës ministër, Florenc Doka (PS) përballet me Eligert Himën (Shqipëria Bëhet) dhe Amarildo Hoxhën (i pavarur, mbështetur nga PD).
Në Mat, përveç kandidatit zyrtar Altin Bojni, në garë hyn si e pavarur ish-drejtuesja e forumit të gruas socialiste Suzana Pasha, ndërsa opozita mbështet avokatin Eduart Brahilika.

KQZ dhe KZAZ-të përkatëse po verifikojnë dokumentacionin e dorëzuar nga kandidatët e pavarur, përpara regjistrimit zyrtar të tyre në garë./L.F-dritare.net