Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zelensky reagon pas takimit me Trump në Vatikan: Ishte simbolik

Zelensky reagon pas takimit me Trump në Vatikan: Ishte simbolik

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas takimit me homologun amerikan, Donald Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Ai u shpreh se ishte takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik.

"Takim i mbarë. Ne diskutuam shumë, një për një. Duke shpresuar për rezultate në gjithçka që kemi mbuluar. Mbrojtja e jetës së njerëzve tanë.

Armëpushimi i plotë dhe pa kushte. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër.

Një takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta faleminderit Presidenti Trump", shkruan Zelensky. /E.P-dritare.net