
Gazetari dhe fotoreporteri britanik Robert Hackman shkoi në sari Salltik ku foli për legjendën, mistikën dhe historinë e këtij vendi, të cilësuar si vend i shenjtë.
"Ndërsa legjenda e Skënderbeut dhe kështjellës së tij i jep Krujës shumë famë, një tjetër histori i shtohet historisë së pasur të qytetit. Ajo e Sari Salltik, një sufi islamik i urdhrit mistik Bektashi.
Për të eksploruar më tej historinë e tij legjendare, duhet të ndjekësh rrugën që të çon në malin e Krujës. Për ata që ecin në këmbë, mund të ndiqni shtegun piktoresk dhe për një orë jeni në majë të malit.
Një diplomat francez, Alexander de Grande, në fund të shekullit të 19-të, dokumentoi historinë dhe folklorin shqiptar. Në librin e tij të vitit të vitit 1901 “Memories of High Albania”, ai shkroi për legjendën e Sari Salltikut.
Dikur në Krujë jetonte një princ i krishterë dhe në majë të këtij mali jetonte një dragua i egër që gllabëronte njerëzit. Por njerëzit bënë një marrëveshje me dragoin. Nëse do t’i çonin një person në ditë, do t'i mjaftonte dragoit që të mos hante njerëz vazhdimisht. Natën jetonte në një shpellë, ditën jetonte në rrënojat e një kishe të vjetër. Dhe kjo funksionoi mirë për ca kohë. Derisa një ditë u vendos që të nesërmen do të flijohej vajza e princit. Dhe njerëzit e qytetit nuk e besonin këtë që mund t'i ndodhte princeshës së tyre.
Në të njëjtën kohë, një plak i nderuar kishte hyrë në qytet me një shpatë druri dhe me një degë selvie. Ai u ul në një kafene dhe e piu kafenë shumë qetë dhe vetëm.
-Në mëngjes u zgjua, u ngjit në mal dhe kur pa princeshën që po qante i tha: “Çfarë ke? Pse po qan?” Ajo i tregoi historinë se do të flijohej. Ai tha: “Mos u shqetëso! Qëndro me mua!” Ata u ngjitën së bashku në mal dhe gjatë rrugës i tha: “A mund të m’i pastrosh morrat te flokët e mi?” Ajo nuk donte, por gjithsesi ia pastroi.
Tani të gjitha këto pjesë të vogla të tregimit nuk kanë shumë rëndësi për ne, por për bektashinjtë, është shumë e rëndësishme.
-Kështu ata arritën në majë të malit dhe gjetën dragoin. Dragoi i sulmoi me tërbim të madh. Plaku i nderuar me mjekër të bardhë dhe me shpatën e tij prej druri, goditi faqen e malit dhe prej aty doli një burim uji që formonte baltë në tokë, në të cilën i nguleshin këmbët dhe dragoi nuk mund ta shkëpuste. Nga tërbimi dragoi po nxirrte zjarr nga goja dhe në atë çast Sari Salltiku tha: “Tani është radha ime!” Sari Salltiku e vrau dragoin, i preu shtatë kokat, i preu gjuhët dhe i futi në xhep.
Kështu Sari Salltiku dhe princesha morën rrugë të ndara për në Krujë. Dhe njerëzit festuan sepse princesha e tyre shpëtoi. Princi ishte aq i lumtur sa ia ofroi dorën e së bijës kujtdo që kishte vrarë dragoin. Dhe shumë i dolën përpara me copa të dragoit duke thënë se ishin ata që e kishin vrarë. Vajza kishte tre mollë dhe ato duhej t'ia jepte kujtdo që do i kërkonte dorën. Por ajo i mbajti fort mollët dhe nuk ia dha askujt. Atëherë princi tha: “A ka ndonjë të huaj në qytet?” Dhe njerëzit thanë: "Po, është një burrë që po pi kafe në një kafene." Princi kërkoi që ta çonin tek ai. Dhe gjatë rrugës, banorët e qytetit thanë: “Jo, ky nuk mund të jetë burri i princeshës. Ky është plak. Nuk mund ta vrasë një dragua.” Por kur arriti para princit, princesha i dha tri mollët. Banorët e qytetit ishin mosbesues.
Pra, dora e princeshës iu ofrua Sari Salltiku dhe ai i tha: “Faleminderit princ, por ne bektashinjtë, nuk martohemi me gra që na i japin. Gjithçka që kërkoj është që të mund të jetoj në majë të malit, në shpellë dhe njerëzit nga qyteti të vijnë një herë në ditë për të më dhënë ushqim". Kjo funksionoi mirë. Derisa një ditë, disa njerëz në qytet thanë: “Ky plak bëri mrekulli. Ai vrau një dragua. Ndoshta ai mund të na vrasë edhe neve. Duhet ta vrasim ne të parët.” Burri që i çoi ushqimin në mal, e paralajmëroi Sari Salltikun. Por Sari Salltiku nuk kishte frikë. Mori shalqirin që i dhanë. E preu dhe tha: “Këtë do ta lë këtu që njerëzit të më kujtojnë.” E hodhi në ajër dhe u ngjit në majë të shpellës. U shfaq një mushkë. I hipi mushkës dhe shkoi në majë të malit. Zbriti nga mali dhe bëri katër hapa. Një hap në Krujë, një në Shijak, tjetri në Durrës dhe pastaj në Korfuz.
Poshtë meje është shpella. Nëse vini këtu për të parë këtë shpellë dhe të dëgjoni historinë e Sari Salltikut, ju kërkoj të jeni shumë të respektueshëm sepse ky është një vend adhurimi për bektashinjtë. Është një vend i shenjtë. Kështu që ju lutemi respektojini njerëzit! Hiqini këpucët kur hyni në shpellë! Dhe jepuni hapësirë atyre që ju rrethojnë!
-Dëgjoj ujin pas. Është shumë ftohtë këtu. Në verë është një oazë e vogël larg vapës. Unë kam qenë këtu shumë herë përgjatë viteve dhe sa herë vij më duket speciale. Është një nder i madh të hysh dhe të filmosh këtu.
Takova Xhulian Kafexhiun nga Bashkia e Krujës!
Ju erdhët në tokën tonë, në teqenë tonë, në malin e Krujës, në shpellën tonë, është një nder për ne.
-Është një nder edhe për mua. Ky vend, ky mal është një vend shumë i veçantë. Dhe kjo shpellë më habit sa herë që e vizitoj. Është unike. Ndien diçka të rrallë kur hyn këtu.
Po, ne ndiejmë gjithë energjinë, besimin e njerëzve. Çdo qytetar i Krujës dëshiron ta mbrojë sepse ne e besojmë këtë vend. Vijmë shpesh, ndezim qirinj, lutemi.
- Po, është e mrekullueshme.
-Mendoj se është më mirë të hyjmë e të ndezim qirinj brenda.
Kjo është pjesa më e rëndësishme, apo jo?
Po.
Unë ndez qirinj sa herë që vij këtu.
-Vura re se ke tre qirinj. Edhe unë kam tre qirinj.
-Po, rregulli është që duhet të jetë numër tek. Çdo qiri është për prindërit e mi, për familjen time, për shtëpinë time, për veten time. Një qiri, për një lutje.
- Nuk është e thënë që duhet të jesh bektashi që të vish këtu. Unë nuk jam bektashi, por askush nuk më ndalon të vij dhe njerëzit më mirëpresin.
Po, është fe shumë e hapur. Mjafton që ti të besosh në këtë vend.
-Duhet të vijë nga mirësia e zemrës suaj.
Po, për zemrën, për energjinë tuaj, për gjithçka që ju ndieni.
- E adhuroj këtë!
Nëse do të vini në teqe, ju lutemi hiqni këpucët. Është shumë e rëndësishme.
-Për ta respektuar këtë vend.
-Kjo histori e regjistruar nga DeGrand, ka një kuptim të fshehtë për bektashinjtë. Por në zemër të tij, kodi moral mund të kuptohej kështu; Forca e vërtetë qëndron në përulësinë, dhembshurinë edhe fuqinë shpirtërore dhe jo në pamjen apo ambiciet e kësaj bote. Ka gjithashtu një paralajmërim për historinë. Frika nga ajo që nuk kuptojmë mund ta kthejë nderimin në dyshim dhe admirimin në tradhti.
-E sheh Robert, çfarë pamje e mahnitshme është këtu?
Pamja nga maja e këtij mali është si një ballkon.
Është absolutisht e drejtë. Është ballkoni i Shqipërisë. Mund të shihni gjithçka.
Edward Lear kur erdhi në Krujë shkroi; Qytet i mahnitshëm, qytet simpatik deri në qiell. Kjo është absolutisht e vërtetë.
Dhe ai bëri disa piktura me bojëra uji. Ishte udhëtar shumë i hershëm në Shqipëri.
Po, është e mahnitshme. Mendoj se ky mal është shumë i bukur.
Sa herë vij në Shqipëri, përfundoj në majën e këtij mali sepse mund të shohësh deri në jug të vendit. Nga mali i Tomorrit, në Berat, kryeqytetin.
Në një ditë të mirë, ju mund të shihni edhe Karaburunin.
Shohim Durrësin, Kepin e Rodonit, gjithë detin Adriatik, Malin e Zi. Është shumë afërt qytetit të Ulqinit.
Shohim portin, i cili ishte porti i vjetër i piratëve për ilirët.
Kjo është arsyeja që heroi ynë kombëtar i fitoi të gjitha betejat, sepse Kruja është një fortesë natyrore.
Xhulian je fantastik. Ti i ndihmon shumë njerëzit dhe sot po më ndihmon mua. Kjo është pjesë e bektashizmit.
Është kënaqësi që ju kemi këtu për të promovuar qytetin tonë.
Është një vend i mrekullueshëm./L.F-dritare.net

















