
Betejat më të rëndësishme të Skënderbeut! Nga Robert Hackman!
Dritare.net
Fotografi dhe udhëtari britanik Robert Hackman në ciklin e ri të emisioneve në Dritare TV, foli për figurën e Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Hackman foli nga Kalaja e Krujës, për betejat më të rëndësishme të Skënderbeut, kundër otomanëve.
“Gjatë viteve 1400 janë zhvilluar shumë beteja dhe përleshje mes Skënderbeut dhe otomanëve. Por, sot në Krujë do të fokusohem vetëm në rrethimet, në tre rrethimet që otomanët zhvilluan kundër kalasë së tij. Këtë pjesë të historisë do të zbulojmë në Krujë. Pra Kruja, është e vendosur në gjysmë shpatin e një mali.
Ne jemi goxha lart këtu dhe mund të shohim nga lart Krujën. Dhe është nga kjo kala, nga e cila Skënderbeu përtej çdo mundësie, ishte në gjendje të mbronte kalanë e tij nga tri rrethimet otomane. Kalaja nuk u dorëzua kurrë për sa kohë ai ishte në krye. Kjo për shkak të aftësive të tij luftarake, aleancave të tij. Ai ishte tepër diplomatik dhe gjithashtu kishte një njohuri të jashtëzakonshme të terrenit. Kjo i dha atij avantazhe të panumërta kundër otomanëve.
Në 1443 otomanëve iu dha një goditje dërrmuese nga hungarezët në betejën e Nishit , që është Serbia e ditëve të sotme.
Skënderbeu ishte pjesë e atij kontingjenti dhe ai shfrytëzoi rastin të dezertojë nga ushtria otomane, duke marrë me vete edhe të tjerë jeniçerë shqiptarë. Ai nuk e harroi kurrë vendlindjen e tij. Ai u kthye në kalanë e tij për ta mbrojtur kundër sulmeve që po godisnin vendin e tij. Në periudhën kur ai u kthye kishte një konkurrencë mes të tjera familjeve të mëdha. Të gjithë luftonin për udhëheqësin.
Dhe ai e dinte se këto ndarje nuk do të ndihmonin kundër ushtrisë otomane.
Kështu në vitin 1444 ai thirri Lidhjen e Lezhës, që është një qytet pak më në veri të Krujës. Atje ai i bëri të gjithë të vendosnin se duhet të dorëzonin çfarë mjetesh kishin, të dorëzonin armët dhe se ai do të ishte numri një mes të barabartëve. Me fjalë të tjera ai do të ishte Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. Të gjithë pranuan. Dhe u bënë gati për këtë pushtim të madh që do të ndodhte. Lidhja e Lezhës hodhi themelet për atë që do të ishte një aleancë mes këtyre familjeve për dy dekadat që do të vinin. Kjo është porta e kalasë së Krujës. Le të shkojmë brenda dhe të shohim!
Prej 1444 Lidhja e Lezhës zgjati deri më 1450.
Shumë beteja u zhvilluan mes shqiptarëve dhe ushtrisë otomane. Por në 1450 Sulltan Murati i II-të kishte duruar mjaft. Ai do të zgjidhte një herë e mirë problemin e Shqipërisë, sepse atij i duhej Shqipëria si një vendqëndrim për të sulmuar Italinë. Kështu ai nisi një pushtim masiv në 1450-ën.
Ai e rrethoi këtë kala me topa dhe luftëtarë, në një ushtri prej rreth 100-150 mijë njerëzish në varësi të burimeve që përdornin. Skënderbeu kombinoi forcat mes 10-15 mijë ushtarëve, në një diferencë të madhe. Brenda kalasë u vendosën disa burra, një kontingjent jo i madh, nën komandën e Kontit.
Plani ishte që Konti do të mbronte kalanë, ndërsa Skënderbeu do të ishte përreth vendit për të penguar ushtrinë otomane sa më shumë të ishte e mundur. Ai u tërhoq drejt malit, pas nesh në mënyrë që të kishte pamje për të komanduar planin dhe të shihte lëvizjet e otomanëve.
Dhe ai do të sulmonte kur të mendonin se kishte një moment dobësie. Ata e shkatërruan tokën, në mënyrë që atyre t’ju duhej të blinin ushqim nga venecianët. Në të njëjtën kohë, shqiptarët vetë, fshatarët, njerëzit që punonin tokat, u përpoqën të sabotonin Otomanët sa më shumë të ishte e mundur. Ata ishin po ashtu pjesë e kësaj qëndrese. Ishte një përpjekje e kombinuar, jo vetëm e luftëtarëve, por edhe e vendasve. Të gjithë ishin ngritur kundër ushtrisë otomane.
Sulltan Murati i II-të u mundua shumë ta kishte kalanë, madje ai u përpoq të korruptonte gjeneralin Konti që mbronte kalanë. Por pa sukses. Ai nuk pati sukses dhe në tetor të 1450-tës ai u tërhoq. Kjo fitore e parë e Skënderbeut ishte vërtetë e rëndësishme, pasi e forcoi atë në sytë e njerëzve të tij dhe po ashtu përpara mbështetësve ndërkombëtarë.
Se ai mund ta bënte këtë punë. Se ai ishe një gjeneral i zoti. Ai ishte një gjeneral aq i zoti sa t’ju shpallte luftë otomanëve. Shpejt pasi Sulltan Murati i II-të u tërhoq, ai vdiq. Dhe djali i tij, pasardhësi i tij Sulltan Mehmeti i II-të nisi luftën.
Në 1466-ën Mehmeti u kthye në Shqipëri me një ushtri po aq të madhe sa ajo që kishte dërguar i ati. Por, Mehmeti kishte mësuar nga gabimet e të atit. Dhe këtë herë ai do të ishte i pamëshirshëm. Kur ai hyri në Shqipëri, ai i masakroi fshatarët, sepse ai e dinte se ata do ta mbështesin Skënderbeun me ushqime.
Ata hodhën mbeturina në tokë, për t’u bindur që toka nuk mund të punohej më. Skënderbeu kështu nuk do të kishte më ushqime. Edhe njëherë ata e rrethuan këtë kala, për të dytën herë. Skënderbeu përdori të njëjtën taktikë, si gjatë suksesit në rrethimin e parë. Konti mori drejtimin e mbrojtjes së kalasë dhe Skënderbeu përgjatë vendit për të penguar ushtrinë otomane sa më shumë të ishte e mundur.
Ata e luftuan me topa këtë kala. Në atë kohë ishte e lehtë të rrëzoje një kala me topa, dhe vlen të përmendet se kjo ishte një metodë e re luftimi.
Topat mund të shkonin afër ose larg drejt e brenda në kala. Por këto topa mund të qëllonin dy deri në tre herë në ditë, sepse nxehtësia që çlironin brenda cilindrit ishte shumë e lartë.
Por, pavarësisht se Mehmeti i II-të, ishte një komandant i shkëlqyer, ai nuk ishte në lartësinë e Skënderbeut. Iu desh të tërhiqej nga rrethimi i dytë. Në jug nga këtu, ai ndërtoi një kala në Elbasan për të qenë i sigurt se ishte i pranishëm edhe pas tërheqjes. Ky rrethim i dytë vërtet që provoi përpara të gjithëve se Skënderbeu ishte i duhuri. Dy rrethime, kundër ushtrisë më të madhe që kërcënonte Evropën në atë periudhë, kundër një force shumë të vogël prej 10-15 mijë burrave.
Në të dyja rastet gatishmëria ishte tepër e lartë.
Brenda mureve të kështjellës, muzeu ofron një rrëfim të detajuar të jetës së Skënderbeut, betejave të tij dhe rrethimeve historike që i ndodhën Kalasë së Krujës. Më 1467-ën, Mehmeti II ndërmori një ofensivë të tretë kundër Krujës për të shtypur rezistencën shqiptare. Pavarësisht rraskapitjes së Shqipërisë dhe burimeve të kufizuara, kalaja e fortë dhe taktikat e Skënderbeut i mbajtën larg otomanët. Megjithëse disa ndihma mbërritën nga aleatët evropianë, nuk ishin të mjaftueshme për të ndryshuar ekuilibrin. Në fund të vitit, sëmundjet dhe mungesat i detyruan otomanët të tërhiqen. Fitorja e tretë e Skënderbeut erdhi me kosto të madhe. Ai vdiq pak më vonë, në 1468-ën dhe Shqipëria ishte e pambrojtur ndaj pushtimeve të ardhshme otomane. Me vdekjen e Skënderbeut, liria u dobësua rëndë dhe otomanët filluan rrethimin përfundimtar të kësaj kështjelle dhe patën sukses në vitin 1478. Pa udhëheqjen e tij dhe të rraskapitur nga rrethimet e vazhdueshme nga otomanët, shqiptarët nuk kishin asnjë shans për ta ruajtur këtë pozicion shumë të rëndësishëm strategjik. Dhe kjo shënoi fillimin e sundimit shekullor të otomanët në këtë zonë të Ballkanit. Megjithatë, trashëgimia e Skënderbeut vazhdon. Guximi, besnikëria, strategjia dhe patriotizmi i tij ka frymëzuar breza. Dhe me të tilla virtyte, nuk është çudi që ai është heroi kombëtar i Shqipërisë. Megjithatë, më e qëndrueshme nga të gjitha është flamuri i tij, shqiponja dykrenore në një sfond të kuq, që u bë flamuri kombëtar i Shqipërisë.
-Në kompleksin e Kalasë së Krujës ndodhet Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës. I vendosur në një rezidencë otomane të shekullit të 18-të, dikur në pronësi të familjes Toptani, ndërtesa shfaq arkitekturën tradicionale me verandën e saj të mbyllur, oborrin dhe shkallët prej guri. Muzeu nxjerr në pah zanatet, zakonet dhe jetën e përditshme të rajonit duke përdorur tregime interaktive, ekspozita multimediale dhe përvoja të realitetit virtual”, shprehet gazetari britanik./L.F-dritare.net

















