Nis gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit në GJKKO, mediat nxirren nga salla
E Premte 5 Qershor 2026, 11:11
Dritare.net

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet sot seanca e radhës në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Dy të pandehurit po gjykohen sipas procedurës së zakonshme për akuzat e ngritura ndaj tyre për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Si në seancat e mëparshme, edhe këtë herë nuk është lejuar prania e kamerave brenda sallës së gjyqit për transmetim live, ndërsa përfaqësuesit e mediave janë nxjerrë jashtë.
Gjyqtari i çështjes, Erion Bani, ka bërë të ditur se filmimi nga mediat do të lejohet vetëm në momentin kur të shpallet vendimi përfundimtar i gjykatës./K.C/dritare.net