Drejtori i Hekurudhës Shqiptare në SPAK thirret sërish nga prokurorët
E Premte 5 Qershor 2026, 10:10
Dritare.net

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte sërish në ambientet e SPAK.
Burime për mediat konfirmojnë se Verdho ndodhet në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa deri tani nuk është bërë e ditur arsyeja e paraqitjes së tij.
Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që kreu i Hekurudhës Shqiptare paraqitet në SPAK. Më herët, ai u paraqit edhe më 21 maj, pa dhënë deklarata për mediat pas daljes nga institucioni.
Deri në këto momente, SPAK nuk ka dhënë informacion zyrtar lidhur me statusin apo arsyen e thirrjes së Verdho./K.C/dritare.net