Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rekord vizitorësh në maj. Ministri Gonxhja: Shqipëria tërheq mbi 1.1 milion turistë të huaj

Rekord vizitorësh në maj. Ministri Gonxhja: Shqipëria tërheq

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë shifrat më të fundit të hyrjeve të vizitorëve të huaj në Shqipëri për muajin maj 2026, duke nënvizuar vijimin e rritjes së sektorit turistik. Sipas të dhënave të publikuara prej tij, vendi mirëpriti mbi 1.1 milion vizitorë gjatë muajit maj, ose 16% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa rritjen më të lartë e regjistroi tregu lituanez me 273%. Në postimin e tij, Gonxhja vlerëson se këto rezultate konfirmojnë forcimin e pozicionit të Shqipërisë si një destinacion turistik gjithnjë e më tërheqës në tregjet ndërkombëtare.

"Shqipëria vijon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në rajon.

Gjatë muajit maj 2026, vendi ynë mirëpriti 1,143,595 vizitorë të huaj, një rritje prej +16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo ecuri pozitive reflekton besimin në rritje ndaj Shqipërisë, rritjen e investimeve private e publike në infrastrukturën turistike dhe zgjerimin e kapaciteteve akomoduese, promovimin dinamik dhe kalendarin e pasur gjithëvjetor, si dhe forcimin e reputacionit dhe imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Rritje të ndjeshme janë regjistruar me vizitorët nga tregje të rëndësishme evropiane dhe ndërkontinentale, ndërsa Kosova me 321,714 vizitorë dhe Italia me 120,344 vizitorë, vijojnë të japin kontributin më të madh në numrin e përgjithshëm të vizitorëve. Gjithashtu, interesi në rritje nga SHBA-ja, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera me potencial të lartë konfirmon atraktivitetin e Shqipërisë për turistët që kërkojnë përvoja autentike, kulturë, natyrë dhe mikpritje.

Rritja e vizitorëve gjatë muajit maj sipas shteteve nga ata vijnë:
Lituania +273%
Danimarka +253%
Finlanda +83%
Polonia +80%
Irlanda +63%
Izraeli +48%
SHBA +37%
Kanadaja +37%
Mbretëria e Bashkuar +32%
Suedia +26%
Republika Çeke +25%
Belgjika +24%
Italia +24%
Franca +21%
Portugalia 19%
Kosova +15%

Këto rezultate janë dëshmi e punës së përbashkët të institucioneve, operatorëve turistikë dhe komuniteteve lokale për ta bërë Shqipërinë një destinacion gjithnjë e më konkurrues, të qëndrueshëm dhe të vlerësuar në tregjet ndërkombëtare.", shkruan Gonxhja në Facebook./K.C/dritare.net

Rekord vizitorësh në maj. Ministri Gonxhja: Shqipëria tërheq