Rama publikon videon nga festivali “Bukë e Zemër”: Mbi 600 arkitektë nga bota në Tiranë
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka vënë në fokus këtë mëngjes Festivalin Ndërkombëtar “Bread & Heart”, që po mbahet në Tiranë për të dytin vit radhazi, duke e cilësuar si një ngjarje që po e kthen kryeqytetin në një pikëtakim të rëndësishëm të arkitekturës bashkëkohore. Përmes një videokartoline të publikuar në rrjetet sociale, Rama theksoi pjesëmarrjen e gjerë të emrave të njohur dhe talenteve të fushës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, ndërsa vetëm gjatë ditës së djeshme festivali mblodhi mbi 600 profesionistë të huaj dhe qindra pjesëmarrës vendas.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë krenarie të Festivalit Ndërkombëtar Bread & Heart, që ka bashkuar në Tiranë për të dytin vit yje e talente të arkitekturës botërore dhe lokale, dhe dje mirëpriti mbi 600 profesionistë të huaj nga mbarë bota dhe disa qindra vendas, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./K.C/dritare.net