Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zelensky: Nëse doni bisedime, ky është kushti ynë!

Zelensky: Nëse doni bisedime, ky është kushti ynë!

Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Zelensky akuzon Rusinë për vazhdimin e asaj që ai e quan "terror ajror" kundër Ukrainës.

"Ukraina po lufton për një jetë normale dhe të sigurt. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Por Rusia po vazhdon terrorin e saj ajror. Gjatë javës së kaluar, më shumë se 1,050 drone sulmuese, pothuajse 1,300 bomba dhe më shumë se 20 raketa u hodhën kundër Ukrainës për të shkatërruar qytete dhe për të vrarë njerëz.

Nëse doni bisedime, mos i qëlloni njerëzit me raketa balistike. Për ta bërë Rusinë të ndalojë sulmet, ne kemi nevojë që bota të jetë më e bashkuar dhe më e fortë," shton Zelensky.

Policia ukrainase thotë se dy persona dhe tre të tjerë u plagosën në sulmet ruse në rajonin e Donetsk gjatë 24 orëve të fundit, të cilat kanë dëmtuar ose shkatërruar dhjetëra shtëpi./L.F-dritare.net