
Ambasador Bimo: Mesazhi në takimin Zelensky-Trump fshihet në oxhakun e Shtëpisë së Bardhë!
Dritare.net
Ambasadori Roland Bimo i ftuar në emisionin Shqip nga Dritarn Hila në Dritare TV foli për takimin e ashpër mes Trump dhe Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë. Ndërsa analizonte takimin, kush gaboi dhe kush fitoi, zoti Bimo, tregon se mesazhi në takimin Trump-Zelensky fshihej në oxhakun e Zyrës Ovale. Oxhaku ishte i fikur, që do të thotë se edhe bisedimet do të ishin të ftohta.
“Kush do të lexojë gjuhën protokollare duhet të kuptojë se përse tek oxhaku e Shtëpisë së Bardhë ka gjithmonë zjarr që do të thotë; është zjarri nga mbrapa që ngroh bisedimet tona, jemi në rrugë të mbarë për të biseduar. Në momentin që nuk ka zjarr do të thotë që bisedimet janë të ftohta, pra miku që ka ardhur nuk është edhe aq i mirëpritur, por meqë ka insistuar për të ardhur po e presim. Ne e dimë çfarë deklaratash kanë shkëmbyer midis administratës amerikane, Elon Musk, apo vetë presidentit Trump dhe britanikëve. Marrëdhëniet nuk janë të mira sepse edhe Starmer ka dërguar 100 operativë të fushatës së tij për të ndihmuar Kamala Harris. Edhe Trump e di këtë. Atmosfera nuk ka qenë tërheqëse. Starmer dhe Macron u takuan para Zelensky-t me Trump për t’i marrë një mbështetje ushtarake për veprimtarinë e tyre të mëtejshme në luftën në Ukrainë. Të dy dështuan në mënyre spektakolare.”, thotë Bimo në DritareTV./K.C/dritare.net

















