Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbulohet një sit i ri arkeologjik në Bushat, gjurmë të qytetit ilir të shek. IV p.e.s.

Zbulohet një sit i ri arkeologjik në Bushat, gjurmë të

Qarku i Shkodrës është pasuruar me një zbulim të ri arkeologjik me rëndësi të veçantë. Në Bushat, gjatë gërmimeve të përbashkëta shqiptaro–polake, janë identifikuar gjurmë të një qyteti antik ilir që i përket shekullit IV para erës sonë.

Zbulohet një sit i ri arkeologjik në Bushat, gjurmë të

Ky zbulim konfirmon edhe një herë rolin e rëndësishëm të trevës së Shkodrës si qendër e lashtë qytetërimi dhe lidhjeve të hershme kulturore e tregtare në rajon.

Zbulohet një sit i ri arkeologjik në Bushat, gjurmë të

Falë bashkëpunimit ndërinstitucional mes autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, është duke u hartuar edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie me vlera të veçanta kulturore e historike.

Zbulohet një sit i ri arkeologjik në Bushat, gjurmë të

Arkeologët shprehen se gjetjet e reja pritet të hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës, urbanistikën dhe marrëdhëniet shoqërore të ilirëve, duke e shndërruar Bushatin në një pikë të re me interes shkencor e turistik.

Ky zbulim i shtohet hartës së pasur arkeologjike të Shqipërisë, duke e kthyer Shkodrën në një nga qendrat më të rëndësishme për studimet mbi qytetërimin ilir./L.F-dritare.net