
Zbulohet marreveshja mes dy bizneseve të Shqipërisë e Kosovës!
Dritare.net
Biznesmeni i njohur shqiptar, Samir Mane ka njoftuar se nga sot, kompania e tij BALFIN Group është aksionare me 40 për qind në biznesin e Kosovës Hyper Active.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram, Mane ka njoftuar se ka plane për këtë biznes edhe në Tiranë, Shkup, Vjenë e Berlin.
“Nga sot, Grupi BALFIN është aksionar me 40% në Hyper Active. Me plane ambicioze dhe të mirëpërcaktuara për Tiranën, Shkupin, Vjenën dhe Berlinin dhe së shpejti, në kryeqytetet e tjera të mëdha evropiane, ne sapo kemi filluar. Ne po prezantojmë vazhdimisht ide të reja dhe Hyper Active është koncepti më inovativ deri më tani për argëtimin familjar.", ka shkruar ai.
Theksojmë se HyperActive është qendra më e madhe e argëtimit familjar në Kosovë dhe rajon, ku ofrohen lojëra argëtuese për të gjitha grupmoshat./dritare.net

















