Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

S’e votuan se e kishte mendjen te Big Brother! Ori Nebijaj i përgjigjet demokrates!

S’e votuan se e kishte mendjen te Big Brother! Ori Nebijaj i

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriela Nebijaj i është përgjigjur deklaratës së kandidates së PD-së për Primaret, Alesia Balliu, e cila tha pak ditë më parë në emisionin "Intervista e ditës" në DritareTV, se Nebijaj nuk u votua në Primare se e ka mendjen të komentojë Big Brother-in.

"Primaret treguan qartë se disa persona ishin të fryrë dhe të pompuar nga media. Kam fjalën për figura si Oriela Nebijaj. Ata janë shitur më shumë sesa që janë. Nuk voton askush një njeri që ka mendjen të komentojë Big Brother-in dhe nuk bën punën për të cilën paguhet si deputet.", u shpreh Alesia Balliu në DritareTV.

Në reagimin e saj, Nebijaj tha se i mirëpret edhe zërat kundër.

“Nuk e di çka thënë kjo goca. Se është një nga kandidatet në Primare, unë të garantoj që s’i njoh të gjithë. Çdo njeri ka të drejtën të mendoj si të dojë, jo vetëm anëtar i PD, por të gjithë ata që më kanë votuar mua në 2021 kanë të drejtën e kësaj bote që të kenë rezervat e tyre, pakënaqësitë apo gjithçka tjetër. Si një e re që mora një gjysmë-mandati në një kohë realisht të vështirë, jo vetëm të Partisë por edhe të Parlamentit, prandaj u diskutua gjatë si moment dhe vendimmarrje, nuk mendoj se ka shumë për të diskutuar. E respektoj mendimin e kujtdo dhe sidomos atyre që më kritikojnë dhe kanë diçka, sepse mendoj se më bëjnë më të fortë dhe më ndihmojnë që të rritem. Eksperienca i rrit të gjithë. Nëse do kem mundësinë që të votëbesohem, faleminderit, do mundohem të bëj maksimumin. Nëse jo. Ka vend për të gjithë.”, shtoi ajo./K.C/dritare.net