
Gjesti për Eglin; Nuk mbaj përgjegjësi për gjendjen e saj!
Dritare.net
Në spektalin e sotëm të Big Brother Vip është komentuar largimi i Eglit dy ditë më parë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Banorët janë përplasur me njëri-tjetrin, duke ia lënë fajet Gjestit, për gjendjen në të cilën ishte Egli ditët e fundit.
Debati:
Gjesti: Këta kur t'u vijë mishi…
Gerta: Ti hëngre një kile mish kur doli Egli.
Gjesti: Ma keni lodh shpirtin, unë më mirë rri me një, keq apo mirë të jetë. Jo si ty nga Valbona, Gerta dhe Laerti që flasin kur del Egli, s’i jeni afruar kur po qante.
Gerta: Ajo nuk të linte t’i afroheshe.
Rozana: Ti po mat pikat e lotit këtu, Egli vetëm ka dashur Gjestin, nuk ka luajtur. Kjo të vret ditën, e të qan natën.
Gjesti: Unë s’kam mundur të festoj. Doja t’i jepja fund. Vetëm të bëja mirë mundesha. Unë isha shumë i qartë. A kam ndikuar unë në gjendjen e saj? A duhet të mbaj unë përgjegjësi? Jo, ndoshta i kam bërtitur që mos të jetë në këtë pikë, i kam thënë mos i hyj aq thellë, unë nuk kam pasur diçka më thellë, më mirë të tregoj që nuk kam gjë./K.C/dritare.net

















