
Berisha tha se Shqipëria s’plotëson kriteret për në BE, Rama: Foli bufi!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale, pas intervistës të kreut të PD-së Sali Berisha për median greke, ku ky i fundit thoshte se Shqipëria nuk plotëson kushtet për të qenë në BE.
Rama ka postuar lajmin e edituar, teksa në vend të fotos së Sali Berishës, ka vendosur një buf, ashtu sikurse së fundmi i drejtohet liderit demokrat.
Kujtojmë se në intervistën dhënë për një media greke, Berisha shprehej se Shqipëria nuk e meriton të jetë pjesë e BE-së, pasi nuk plotëson kriteret.
“Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, tha për “Liberal”, Berisha./L.F-dritare.net

















