
Ja kur nisin diskutimet për listën e kandidatëve për deputetë të PS-së!
Dritare.net
E dyta ditë e takimit informal të kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politik është fokusuar tërësisht për programin qeverisës deri në fund të mandatit te tretë. Burime të gazetarit të Top Channel treguan se në mbledhjen e dytë nisur në ora 14:00 është diskutuar dhe mbyllur programi sektorial për çdo ministri.
Ndërkohë pesë ministra në këtë mbledhje pyetur nga Top Channel nëse në këtë mbledhje ka parur diskutime për listën e kandidatëve socialist për deputetë, gjatë dy ditë retreat e mohuan që të gjithë në mënyrë kategorike.
Ndërkohë një prej anëtarëve të Kryesisë së PS në kushtet e anonimatit i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu së kjo çështje do të diskutohet nesër nga kryeministri Edi Rama në mënyrë individuale me çdo drejtues qarku në një prej vilave qeveritare në Tiranë.
Vendimi final merret në mbledhjen e kryesisë socialiste më 12 Mars./TCH

















