
Këto 9 ushqime ju shtojnë urinë, ja çfarë të hani në vend të tyre!
Dritare.net
Disa njerëz janë të uritur edhe pasi hanë një vakt të tërë. Pse ndodh kjo? Sepse ata po hanë ushqimin e gabuar, pra një ushqim që nuk të ngop, por të shton urinë. Në të vërtetë problemi nuk është te sasia, por te cilësia e ushqimit që po hani. Shumë ushqime, madje edhe të shëndetshme, nuk kanë proteina ose fibra të caktuara, kështu që ato do t’ju bëjnë të ndiheni të uritur edhe pasi keni ngrënë. Dhe përveçse nuk ngopeni, disa nga ato ushqime që hani, mund t’ju shëndoshin. Ndaj zëvendësojini, por me çfarë do pyesni ju? Jua tregojmë më poshtë, ndërsa ju sjellim ushqimet që ju shtojnë urinë.
1. Lëngu i frutave ju bën të ndiheni të uritur. Alternativa më e shëndetshme është të pini ujë me copa frutash në të.
2. Jogurtët me pak yndyrë dihet se janë të shëndetshëm. Por të shtojnë urinë. Kur të shkoni herës tjetër në market merrni jogurt grek, ose tjetër që ka mjaftueshëm proteina sa t’ju ngopë.
3. Djathi gjithashtu ju bën të uritur. Por mirë do të ishte që ta vendosni me djathë të butë, ose gjizë. Ka pak kalori dhe do t’ju bëjë të ngopeni më shpejt.
4. Mos mendoni se nëse hani vetëm të bardhën e vezës do të ngopeni. Jo more jo. E verdha e vezës ka më shumë yndyra të shëndetshme, që do t’ju ndihmojë të jeni të shëndetshëm dhe të ngopeni më lehtë, ndaj mos e hiqni, sugjeron dritare.net
5. Edhe vetë sallata, pa yndyrë, përmban kripë dhe sheqer. Dhe ne e kemi zakon ta mbushim me lloj-lloj gjërash. Bëni mirë që sallatën ta hani të thatë, dhe shtojini disa proteina si: peshk apo mish pule.
6. Në vend të çamçakëzit, hani fruta të thata. Për shembull, lajthi.
7. Nëse nuk doni të ndiheni të uritur mos hani shumë shpesh mollë. Ajo nuk jua shuan urinë, por e shton. Mirë do të ishte që ta hani në sallatë, është më e mirë. Jo me sallatë frutash, por me spinaq, arra etj.
8. Drithërave me sheqer ose ëmbëlsues artificialë u mungojnë fibrat dhe proteinat, por mëngjesi është i rëndësishëm për mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak. Hani drithëra tërshëre me kos e fruta.
9. Patatet e skuqura, zëvendësojini me ato të ziera. Kanë fibra, por edhe më pak kalori se të skuqurat./K.C/dritare.net

















