Na ndiqni edhe në

Bota

Trump: Rusia i ka të gjitha kartat në konfliktin me Ukrainën

Trump: Rusia i ka të gjitha kartat në konfliktin me Ukrainën

Duke folur nga Zyra Ovale këtë pasdite, Presidenti Trump paralajmëroi për "Luftën e Tretë Botërore", edhe pse theksoi besimin e tij se SHBA-ja do ta zgjidhë luftën në Ukrainë.

Presidenti Trump tha se beson se do të jetë më e lehtë të merret me Moskën sesa me Kievin në arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare për t'i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, duke pohuar se presidenti rus Vladimir Putin i ka "të gjitha kartat".

Trump tha se “kushdo” në pozicionin e Putinit do të bombardonte Ukrainën duke pasur parasysh dinamikën aktuale të fushëbetejës. Dhe megjithëse Trump tha se donte të ndihmonte Ukrainën, ai tha se Kievit duhet të "marrë topin" dhe të punonte drejt një marrëveshjeje paqeje.

“Mendoj se po ia dalim shumë mirë me Rusinë, por tani ata po bombardojnë Ukrainën. Dhe e kam më të vështirë të merrem me Ukrainën dhe ata nuk i kanë kartat.", tha Trump në Zyrën Ovale.

“Për sa i përket marrjes së një zgjidhjeje përfundimtare, mund të jetë më e lehtë të merresh me Rusinë, gjë që është befasuese, sepse ata i kanë të gjitha kartat,” vazhdoi ai./K.C/dritare.net