Ekskluzive / Sylvinho thërret Ernest Muçin në Kombëtare!
E Mërkurë 11 Mars 2026, 18:06
Dritare.net

Trajneri Sylvinho do të thërrasë Ernest Muçin. Ajo që deri dje ishte vënë në dyshim, sot është bërë reale. Lajmin e bëri të ditur gazetari i sportit Xhevdet Zekaj, i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në Dritare TV.
“Sapo kam konfirmuar me një nga drejtuesit e stafit të Kombëtares që ftesa është bërë gati dhe do t’i dërgohet Muçit në Turqi”, u shpreh gazetari.
Ditët e fundit janë hedhur edhe aludime për një përplasje fizike mes futbollistit dhe trajnerit aludime që gazetari i ka hedhur poshtë duke deklaruar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur./E.P-dritare.net