
Horoskopi javor i Peshores 10- 16 mars 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Planetët do ju mbështesin fort gjatë gjithë kësaj jave dhe do ua ndriçojnë mendimet. Nëse jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një javë shume e bukur. Herë pas here nuk do bini dakord me partnerin, por shpejt do reflektoni dhe do arrini të bashkëpunoni për më të mirën e të dy palëve. Ju beqarët do takoheni me shume persona dhe do jenë disa që do ju pëlqejnë. Njihuni më mirë me ta para se të merrni vendimet përfundimtare në mënyrë që zemra të mos ju lëndohet. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Merruni edhe më shumë me aktivitet fizik dhe keni për t'u ndier për mrekulli. Në punë do jeni gjithë kohës në kërkim të sfidave të reja dhe do keni arritje të njëpasnjëshme. Do ndiheni të qetë dhe shpesh krenare për veten. /dritare.net

















