Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja në Vlorë/ Isufi: Askush nuk më kërkoi falje, djali nuk kishte lidhje me sherrin!

Vrasja në Vlorë/ Isufi: Askush nuk më kërkoi falje, djali

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga ishte i ftuar Asqeri Isufi për të treguar historinë e tij, se si i vranë djalin gabimisht. Bëhet fjalë për vrasjen e bërë tek “Kalaja” në Vlorë ku ngelën të vrarë tre persona Sokol Isufaj, 34-vjeç, nga Roskoveci i Fierit, Serdi Bajlozi vetëm 17 vjeç si dhe Diana Ademi, një pushuese e ardhur nga Gjermania.

Ai tregoi se edhe pasi e vërteta u kristalizua askush nga Bashkia e Vlorës, Policia apo instanca të tjera shtetërore nuk i kërkuan falje për ngjarjen. Isufi tha se kur pa që në media qarkullonte se shënjestra ishte i biri nuk arriti ta besonte dhe askush nuk doli ta përgënjeshtronte lajmin.

“Djali bashkë me shokun e tij nuk kishin fare lidhje me sherrin. Lajmi ndërkohë i vrasjes qarkullonte në TV po askush në shtëpinë tonë nuk e kishte parë. Në fillim u tha sikur shënjestra kishte qënë djali im. Kur ma dhanë lajmin nuk mu besua. U nisa menjëherë për në Vlorë, kërkova që të shikoja djalin në morg por nuk më lejuan. Askush nuk më kërkoi falje. Në lajme flitej shumë keq për djalin dhe për mua. Vrasësit u gjendën. Njërin e gjetën në shtëpi, iu kap edhe drogë megjithëse nuk e tregojnë. Kurse i dyti u kap pas disa vitesh, rrinte në një vilë në Ujë të Ftohtë. Gjyqi u bë mbas dy vitesh e gjysmë. Mora dosjen nga Gjykata e Vlorës dhe pashë se njëri është dënuar me burgim të përjetshëm kurse tjetri me 35 vite por iu ulën 5 vite nga dënimi”, u shpreh Isufi./M.K/dritare.net