Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Rama ironizon opozitën me videon nga Teatri i Kukullave! Ja çfarë thonë Berisha, Basha, Lapaj!

Video/ Rama ironizon opozitën me videon nga Teatri i Kukullave! Ja

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një tjetër video nga shfaqja në Teatrin e Kukullave, të serialit që Rama e quan “Bufi & Tiku drejt ribashkimit”. Ky serial ka protagonistë tre opozitarët, kreun e PD-së Sali Berisha, kryetarin e Nismës Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapajn si edhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Bashën.

Në video, Lapaj flet për një ‘revolucion të madh moral’, ndërsa Basha thotë se revolucioni në fakt po ndodh, duke risjellë në vëmendje frazën 7x7=313. Kreu i PD Berisha, nga ana tjetër, e akuzon Bashën duke i thënë se është një rast i pashpresë dhe se është një kukull e kreut të qeverisë.

Pjesë nga dialogu:

Berisha: Shikoni...hëna! Më parë shkojmë në hënë sesa i fitojmë dot zgjedhjet me një kryekriminel si Edi Rama

Lapaj: Jo doktor! Ne s’do të ikim në hënë. Ne do të bëjmë revolucion të madh moral. Populli do zgjohet, Shqipëria bëhet!

Basha: Nuk bëhet revolucion me babain në listë të mbyllur dhe me paratë e vjehrrit të pushkatuar nga vettingu! Revolucioni po ndodh. 7x7=313.

Berisha: Lulzim Brava ti je një rast i pashpresë. Një kukull e Ramës ja çfarë je ti! Kukull e kukullës së Sorosit!

Lapaj: Ik o Luli shko fli! Unë rri zgjuar për t’i dhënë shpresë popullit ti gërrhet me sy hapur! Doktor na e largo këtë budallain e Ramës.

Berisha: Lapaj, ti je e ardhmja po e ardhmja që vjen nuk është më e ardhme! Prandaj ti duhet të mbestesh e ardhmja që nuk vjen kurrë...kështu shkul ndonjë votë nga zhgënjimi nga kampi armik.

Basha: O Rameeee...Bufi do debat, se ju jeni bashkë! Po 7x7???? 313!!! Rameeee.

Lapaj: O Luli po paske qenë mortje fare mor burrë! Ik o fli na lër të bëjmë Shqipërinë....

Berisha: Lapaj! Duhet të bëjmë planin e vjedhjes madhështore të zgjedhjeve, një plan madhështor.

Lapaj: Do vjedhim zgjedhjet?

Berisha: Jo Lapaj! Do na i vjedhin...He he he, Rama kush tjetër?!/K.C/dritare.net