
Dumani: Nëse prokurori s'është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet!
Dritare.net
Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se nëse një prokuror nuk është i sigurt në fajësinë e personit të pandehur, më mirë të tërhiqet, të kërkojë kohë nëpërmjet pushimit të çështjes dhe të vlerësohet nëse ai ka gabuar në klasifikimin e akuzës.
“Numri i të pandehurve për ata që çohen në gjyq është në rritje. Numri i pafajësive është në ulje, por ulje e moderuar. Kam kërkuar nga prokurorët që të jenë të kujdeshëm kur paraqesin çështjen në seancën paraprake para gjyqtarit apo në vijim. Nëse nuk je i bindur për fajësinë e personit që është në gjykim më mirë vijo hetimin, merr kohë, kërko pushim të çështjes, dhe kjo mund të bëhet, gjyqtari e miraton, nëse është gabuar nga prokurori në klasifikimin e akuzës dhe çështjes vlerësohet më tej”./L.F-dritare.net

















