Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bledi Mane: Rama mund të mos largohet kurrë nga pushteti. Ja pse!

Bledi Mane: Rama mund të mos largohet kurrë nga pushteti. Ja pse!

Gazetari Bledi Mane, i ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV, ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, duke treguar detaje interesante nga dy takime që ka pasur me të. Mane gjithashtu ndau opinionin e tij për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit dhe situatën politike në vend.

“Sali Berisha më akuzon se shkrimet e mia i shkruan Edi Rama, por unë Edi Ramën e kam takuar vetëm dy herë: një herë në tokë dhe një herë në ajër. Në vitin 2016 udhëtonim rastësisht nga Vjena drejt Tiranës dhe i thashë me shaka: Mos na kanë vënë ndonjë bombë?’ Ai më tha: Mos ki merak, ty të mbron NATO”– tregoi Mane.
Gazetari kujtoi gjithashtu një takim të mëparshëm në Londër, në vitin 1995, gjatë një aktiviteti kulturor ku ndodheshin të dy.
Mane komentoi edhe për fushatën aktuale të Partisë Socialiste, duke e konsideruar atë të mirë organizuar dhe me mesazh të qartë.
“Më pëlqen fushata që ka zgjedhur Rama. Ka gjetur një fabul të bukur, zgjohet që në 8 të mëngjesit dhe komunikon me qytetarët. Është i pari që zgjohet,” – u shpreh Mane.
Sipas tij, kryeministri është i vendosur të çojë përpara procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Nëse Edi Rama na fut në BE, ai nuk largohet më nga pushteti. Do të mbyllë negociatat dhe pastaj nuk do të ketë më as fushatë elektorale, as opozitë,” – tha ai.
Lidhur me zgjedhjet e 11 majit, Mane i përshkroi si një përballje mes dy “skuadrave”.
“Me 11 maj, shqiptarët do të zgjedhin mes vrasësve dhe vjedhësve. Kemi një Parti Socialiste që ka bërë namin duke vjedhur fondet publike, dhe një Parti Demokratike që ende nuk ka kërkuar falje për krimet që ka kryer,” – përfundoi ai./E.P-dritare.net